19.4 C
Pristina
E hënë, 14 Tetor, 2024

Shqiponja me dy koka simboli ynë kombëtar, ndër më të lashtët e botës, ciIa është prejardhja dhe domethënia e saj

- Advertisement -

Kronologji e shkurter e perdorimit te ketij simboli

- Advertisement -

1) Aparenca e pare historike: afersisht ne vitin 2300 para eres sone ne disa gdhendje qe gjenden ne Lagash te Babilonise (Iraku i sotem)

2) E shfaqur ne monumente te qyteterimit te Hititeve, 1250 para eres sone

- Advertisement -

3) E perdorur si simbol kryesor i Perandorise se Bizantit

4) E perdorur nga Sulxhuket (Turqi) ne shekullin e 13 te eres sone

5) Per here te pare shfaqet e dokumentuar ne Evrope rreth vitit 1800 te eres sone (pikturat te cilat e dokumentojne kete, ndodhen ne nje manastir ne St.Emmeram/Regensburg te Gjermanise)

- Advertisement -

6) E perdorur per here te pare si simbol ne armatura ne Habsburg, 16 mars 1365

7) Qe nga 1433 eshte pjese simbolikes se ushtrise gjermane

8) Qe nga shekulli i 15 eshte e perdorur ne Rusi, fillimisht nga Caret e tani nga shteti

9) Shqiperia e perdor ne flamur dhe e ka simbol kombetar. Eshte simboli yne me i lashte

Ja se ç’simbolizon shqiponja me dy koka

Shqiponja me dy koka konsiderohet nga shume studiues si simboli me i lashte i botes. Ka simbolizuar gjithmone pushtetin. Nuk ka asnje embleme dhe asnje kuptim heraldik qe mund te perafrohet me te dhe te jete i mbushur me nje antikitet te tille.

Po cila eshte rruga e ketij simboli neper shekuj, çfare simbolizon ai ne te vertete, ku e ka zanafillen, pse e perdorin shume shtete dhe ku mund te kete lindur?

Keto dhe pyetje te tjera kane qene objekt i shume studimeve te cilet jane bere ne lidhje me te. Nje nga keto eshte ai qe shpjegimin ne lidhje me simboliken e shqiponjes me dy koka e jep nepermjet okultizmit. Le te shohim se si ka ardhur deri ne ditet tona simboli yne kombetar, por mbi te gjitha le te shohim nese eshte vertet simboli yne dhe a jemi te sigurt nese e dime domethenien e tij?

Per te kuptuar se ç’simbolizon shqiponja me dy koka duhet te shikosh shume larg ne lashtesi. Jane rreth 4300 vjet qe na ndajne qe nga gdhendja me e lashte qe tregon nje shqiponje me dy koka (e gjetur ne Babiloni).

Ne tempullin e vjeter summer ne qytetin Eshnunna (Tell Asmar), shfaqet simboli i nje shqiponje me dy koka. Shqiponja me dy koka ishte simboli i zoterve dhe prezantonte pushtetin dhe absoluten. Ky simbol shfaqet ne monumentet e perandorise se pare Hitite dhe i atribuohej perendise Nergal. Gjithashtu, ai ishte nje nga simbolet me te fuqishme te kultures fenikase.

Pra lashtesia e ketij simboli daton qe ne fillimet e qyteterimeve. Me e veçanta e tij qendron ne perdorjen e elementit te dy kokave. Eshte pikerisht ky detaj ai qe eshte edhe çelesi i shpiegimit te kuptimit te kesaj embleme te lashte.

Po si ka mundesi qe ky simbol i fuqishem i botes antike dhe i qyteterimeve me te njohura pagane te qendronte ne te njejtin rang, te ishte perseri me i fuqishmi i heraldikes mesjetare, te behej paradoksalisht simbol i krishterimit (perandoria bizantine e kishte simbol kryesor ndersa kisha ortodokse edhe sot e kesaj dite e ka simbol shqiponjen e e florinjte me dy koka) dhe te jete edhe sot simbol i shume shtetve, ushtrive e shoqerive?! Per te bere nje lloj krahasimi, ndahet ne dy periudha perdorimi i ketij simboli, ne eren tone dhe para eres sone.

Studiues te ndryshem te cilet japin shpjegimin ne lidhje me kete simbol, jane dakort ne te njejten pike. Ky simbol, ne fillimet e eres sone pavarsisht se u perdor nga mbreter e perandori qendroi vetem si kompozim figurativ pasi kuptimi qe fshihte ne vetvete u kamuflua qellimisht.

Prej kohesh eshte arritur ne perfundimin se ky simbol nuk eshte shqiponje me dy koka, ashtu si emertohet nga e gjithe bota, por eshte nje feniks, nje shpend legjendash e mistik i cili ne lashtesi ishte qenia me magjike. Per te kuptuar se perse e nga kush ky simbol u transformua dhe u emertua shqiponje me dy koka duhet te dime se çfare simbolizonin keta dy shpende, shqiponja dhe feniksi ne antikitet.

Simboli i shqiponjes gjate shekujve

Ka simbolizuar diellin, zjarrin, ajrin, jeten, qiellin dhe Zotat e diellit. Zeusi ne skeptrin e tij mbante nje shqiponje. Ajo ishte simbol i perendise qe drejtonte gjithe hierarkine qiellore (sipas mitologjise se grekev te lashte, te cilet e trasheguan kete te fundit nga pellazget.) Per paganet, shqiponja, ajo natyralja (me nje koke), ishte nje embleme e Jupiterit, i cili ishte Zot i moralit ligjit, rregullit dhe denues i fajtoreve. Tek Druidet ajo ishte simbol i qenies hyjnore.

Ne Enciklopedine e Kelteve thuhet se: “Shqiponja eshte embleme e Zoterve te Qiejve dhe e Diellit qe mbyt erresiren. Shqiponja me dy krere, eshte simbol i zoterve binjake dhe simbolizon pushtet dhe gjithedije te dyfishte. Ky eshte nje simbol me origjine Lindore dhe shfaqet gjithashtu edhe ne traditatat e Eellsit dhe te Irlandes, por ne traditen Kelte shfaqet me rralle”. Shqiponja dhe luani i Innishoeen ishin te perdorura si simbole kryesore Keltiko?druide.

Sipas indianeve te Amerikes, shqiponja eshte pika neper te cilen rrjedh energjia ne Bote. Shqiponja gjithashtu kryen “udherrefimin eterik mes boteve”, ku ajo shnderrohet ne udheheqese dhe u sjell personave energjine dhe informacionin per te kaluar ne bote te tjera.

Ne vitin 102 para eres sone, konsulli romak Marius, dekretoi qe shqiponja me nje koke te behej simbol i Perandorise se Romes (me poshte do te shohim se perse Perandoria e Romes pati ndikimin e shqiponjes me dy koka dhe kush e solli ate).

Besohet se flamuri i pare standart i Profetit Muhamed, ne shekullin e 7-te eres sone, ishte nje flamur pa asnje lloj simbolike ne te, kjo per te qene ne kundershtim me flamurin kombetar standart te fisit pagan Quraish tribe, Al?Uqaab, i cili kishte nje shqiponje te zeze te vendosur mbi nje sfond te bardhe. Shqiponja e tyre ishte e konsidruar si e shenjte dhe besohej se merrte shpirtrat nga Toka per ne qiell.

Shamanet turq te Azise Qendrore gjate ritualeve te tyre ndertonin nje shkalle me 7 ose 9 stika druri dhe ne maje vendosnin shqiponjen. Per ta, shqiponja ishte simbol i hyjnores dhe ajo konsiderohej si roje dhe shoqerues i shpirtrave ne momentin e lenies se Tokes pas vdekjes.

Gdhendjet e gjetura ne shkembinj ne keto zona tregojne se sa e rendesishme ishte kjo simbolike. Religjioni shaman turk mbijetoi edhe per shume kohe pas pranimit te Islamit. Tougrul Beig (993-1063 era jone), themeluesi i shteti Selxhuk kishte emertimin metaforik “Shqiponje”. Ne heraldiken e mesjetes dhe ne ate moderne, shqiponja eshte simbol i guximit dhe mbahet pikerisht per te treguar nje gje te tille.

Shikim i shkurter mbi shqiponjen me dy koka dhe heraldiken.

Per te lashtet, shqiponja me dy koka ishte embleme e ekuilibrit i cili konsistonte ne nje trup te perbashket qe udhehiqej nga dy koka, njera femra tjetra mashkulli. Gjithashtu ajo simbolizonte universin ne teresi, i cili ishte i ndertuar nga dy forca, ato superiore dhe ato inferiore.

Kjo qenie eshte perfekte nga te gjitha pikat e shikimit dhe perfeksioni eshte i tipizuar ne te dyja kokat, te cilat kane te njejtin dinjitet. Eshte embleme e finalizimit te individit, ku shpirti arrin ciklin final dhe fuqine absolute. Duke pasur nje simbolike kaq te fuqishme, ajo u perdor gjeresisht nga shume popuj.

Shqiponjat jane te perdorura heraldike si ne formen e pikturave ashtu edhe ne ate te gdhendjes. Jo vetem shqiponja e plote por edhe pjese te saja si koka, flatrat apo kthetrat, jane perdorur si simbolika nga shume vende.

Ashtu si luani qe konsiderohet mbreti i kafsheve, ashtu dhe shqiponja konsiderohet mbreti i shpendeve. Duke qene se ka nje simbolike kaq te fuqishme, shqiponja eshte perdorur gjeresisht ne te gjith anet e Globit. Ajo ka egzistuar paralelisht si simbol me nje ashtu edhe me dy koka. Simboli i shqiponjes (si me nje dhe me dy koka) eshte perdorur me shume ne Evrpoen Kontinentale sesa ne heraldiken angleze. Kur mbreteronte Henry III (1216?1272), shqiponja haset vetem ne tre raste. Shpesh shqiponjat (perjashto heraldiken italiane), jane te pikturuara me sqepin, gjuhen dhe majat e flatrave me ngjyre te ndryshme nga ajo e trupit. Nje shqiponje mund te jete e paraqitur me nje apo edhe me dy koka dhe te pakten ne nje rast (ne Gjermani) egziston edhe nje variant ku shqiponja eshte me tre koka. Versioni i thjeshte, ku dy kokat shohin ne drejtime te kunderta dhe shqiponja ka vetem nje trup, eshte edhe simboli i cili trajtohet si ai origjinali. Ndryshimet e tjera dhe shtesat qe i jane bere si psh kryqe, arme, kurora, luane etj i perkasin kryesisht periudhes se shekullit te 11, periudhe e cila mbahet edhe si lulezim i heraldikes.

Monedha islamike te periudhes se Khalif Nasreddin Mahmoud bin Mohammad (vitet 1200) mbajne ne njeren ane shqiponjen me dy koka dhe ne anen tjeter yllin e Davidit. Ndersa shqiponja me dy koka e Bizantit eshte shfaqur fuqishem, rreth shekullit te 13 ne heraldiken perendimore.

Nje rast i veçante eshte edhe perdorimi i emblemes se shqiponjes me dy koka nga heraldika e hebrejve. Ky eshte nje nga faktet me interesante?veçanerisht sepse behet fjale per periudhen e mesjetes. Dihet boterisht qe hebrejte, nuk kane preferenca per te tjeret e kesaj bote, pasi konsiderojne veten si popull i zgjedhur. Ne nje doreshkrim Mahzor ( liber hebre ) te shek. 15-te, i cili ndodhet ne Bibloteken Ambrosiana te Milanos, tregohet nje koleksion armesh, ku nje shqiponje me dy koka shfaqet para se gjithe shenjave te tjera.

Rusia dhe ndikimi i fuqishem i shqiponjes me dy koka te sllavet.

Ky simbol, nje ndikim te fuqishem pati edhe ne Rusi. Aktualisht, shqiponja me dy koka eshte embleme shteti ne Rusi. Ajo eshte vendosur mbi monedha, flamuj, dokumente zyrtare, vula etj.

Ky simbol u shfaq per here te pare ne Rusi ne vitin 1472 me dhenien e te drejtave te fronit per Sofiya Paleolog, per shkak te marteses se saj me Ivan Vasilevich III. Sofiya Paleolog ishte mbesa e perandorit te fundit te Bizantit, perandorise e cila pati shqiponjen me dy koka si simbol kryesor.

Caret rus e konsideronin veten si perandore te perandorise se trete, ku e para ishte Roma (ne Rome u perdor shqiponja si simbol) ndersa e dyta ishte Kostandinopoja e me pas Bizanti ( po ashtu me shqiponjen me dy koka si simbol). Edhe vete emri i tyre, Car, ishte transformim i emrit Cezar.

Ne gjoksin e shqiponjes me 1730 u vendos shenjtori Georgy Pobedonosec i cili shfaqet hipur mbi nje kale te bardhe duke vrare nje dragua. Ky ishte simboli i triumfit te se mires mbi te keqen. Kete ndikim ata e percollen edhe ne vendet e tjera sllave, te cilat kishin qene pjese e perandorise bizantine. Aktualisht shqiponja me dy koka perdoret nga Serbia dhe nga Mali i Zi.

Ngjyra e zeze e shqiponjes dhe kuptimi i saj

Ngjyrat e ndryshme te shqiponjes kishin te benin me rangjet e ndryshme te cilat perfaqesoheshin me kete shenje. Sipas shpjegimeve te autoreve te ndryshem, shqiponja e arte me dy koka, ishte simboli mbreteror.

Keshtu me rradhe do te vinin edhe ngjyrat e tjera, ku e argjenta ishte per rangje me te uleta, ato me ngjyra te ndryshme (unike apo te perziera) i perkisnin shtresave te tjera, apo edhe momenteve e vende te ndryshme sipas te cilave perdoreshin. Nder keto klasifikime, vend te veçante ka shqiponja e zeze, e cila nuk kishte shkelqimin e arte te shqiponjes mbreterore, por me hijen qe ka impononte seriozitet dhe autoritet. Ajo ishte shqiponja qe perdorej ne lufte. Shqiponjat e zeza perdoreshin kur kryheshin luftera dhe ngjyra e tyre nuk kishte te bente me rangun pasi te gjithe mbanin shqiponje te zeze ne beteje.

Simboli i Feniksit, nje prej qenieve me mistike

Tregojne per te emrat e njohur te botes antike latine dhe greke

Per te pare se ç’lidhje ka simboli i shqiponjes me dy koka me ate te feniksit legjendar, duhet te sqarojme me pare se çfare simbolizonte feniksi. Ne lidhje me feniksin kane shkruajtur edhe disa prej emrave me te njohur te antikitetit. Ja se ç’thone dy prej tyre.

Sipas historianit latin, Ovid:

Ovidi e pershkruan keshtu feniksin: “Shumica e qenieve te gjalla lindin nga qenie te tjera, por egziston nje specie e cila riprodhon vetveten. E quajne feniks. Ky nuk jeton me fruta apo me bime, por me rreshire dhe me lengje pemesh aromtike. Kur ai ka jetuar 500 vjet, nderton nje fole ne maje te nje peme arre apo palme.

Ne te ai akumulon kanelle dhe gjithfare lloje bimesh te tjera aromatike nga te cilat nxirren esencat e parfumeve. Nderton me to nje fole ne te cilen vendoset dhe ndersa vdes, nxjerr jashte frymen e tij te fundit e cila perzihet me eren e bimeve aromatike.

Nga trupi i feniksit qe vdiq del nje feniks i ri, i destinuar qe te jetoje po aq gjate sa edhe paraardhesi i tij. Sapo rritet ai largohet nga pema e cila ishte vendlindja e tij dhe varri i paraardhesit. Ai merr me vete hirin e te parit dhe e çon ne tempullin e diellit ne Heliopolis, ne Egjypt. Ai jeton ne vetmi.”

Herodoti do te shkruante per Feniksin:

“Nje shpend tjeter i shenjte eshte feniksi. Une vete nuk kam pare ndonje feniks, perveç rasteve kur e kam pare te pikturuar, por eshte nje shpend shume i rralle dhe viziton qytetin e diellit, Heliopolis, ne intervale qe zgjasin afersisht 500 vjet. Ai eshte momenti ne te cilin feniksi vdes dhe nga hiri i tij lind pasardhesi.”

Ketu shihet qarte se feniksi ka te beje me kultin e lashte egjyptian te diellit. Shpjegimin e ketij simboli dhe lidhjen qe ka ky me ate te shqiponjes me dy koka e japin studiuesit e okultit dhe te Masonerise. Masoneria eshte bazuar pikerisht ne religjionet e lashta misterioze te Egjiptit dhe te Babilonise.

Çfare eshte Masoneria, ç’simbolizon, ku dhe si lindi ajo?

Filozofia materialiste e Egjiptit te vjeter vazhdoi se ekzistuari edhe pas zhdukjes se ketij civilizimi. Ishte adoptuar nga disa çifute dhe e mbajten te gjalle brenda ne doktrinen kabaliste. Nga ana tjeter, nje numer i mendimtareve greke kishin adoptuar filozofine e njejte dhe e ri?interpretuan dhe e perjetesuan ne forme te shkolles se mendimit te njohur si “Hermeticizem”.

Studiuesi turk, Dr. Selami Isindag e spjegon keshtu origjinen e kesaj filozofie dhe vendin e saj ne masonerine moderne:

“Ne Egjiptin e vjeter ekzistonte nje shoqeri fetare qe la si trashegim nje sistem te besimit dhe te menduarit ne hermeticizem. Edhe Masoneria kishte diçka te ngjashme. P.sh., ata qe kishin arritur deri ne nje nivel te caktuar, percillnin ceremonite e shoqerise, zbulimet mbi mendimet dhe ndjenjat e tyre shpirterore dhe mandej i pasonin tek ata qe ishin ne nivele me te ulta.

Pitagora ishte njeri nder hermeticistet qe shkollohej ne keto shkolla. Organizatat dhe sistemet filozofike te shkolles se Aleksandrise dhe Neoplatonizmit i kishin rrenjet e tyre ne Egjiptin e vjeter dhe atje gjendeshin disa ngjajshmeri mes tyre dhe ritualeve masonike.” Isindag eshte shume i qarte ne lidhje me ndikimin e Egjiptit te vjeter ne origjinen e Masonerise kur deklaron: “Frankmasoneria eshte organizate shoqerore dhe rituale qe i ka fillet e saja ne Egjiptin e vjeter.”

Edhe shume autoritete te tjera masonike thone se origjina e Masonerise eshte ne shoqerite sekrete te kulturave te lashta pagane, siç jane ato nga Egjipti i vjeter dhe Greqia antike. Nje mason i vjeter, i deklaruar, turk, Celil Layiketez, ne revisten “Mimar Sinan”, ne artikullin me titull “Fshehtesia masonike: Çfare eshte sekrete e çfare jo?” shkruan:

“Ne civilizimet e vjetra greke, egjiptase dhe romake ekzistonin shkolla mistike qe ndeshen ne kontekst te nje shkence te caktuar apo njohuri sekrete. Antaret e ketyre shkollave mistike ishin pranuar vetem pas nje periudhe te gjate te studimeve dhe te riteve te pranimit.

Ne mesin e ketyre shkollave, e para qe mendohet te jete hapur, ka qene shkolla e “Ozirisit”. Ajo bazohej ne ngjarjet e lindjes se ketij Zoti, rinise, luftes kunder erresires, vdekjes dhe ringjalljes se tij. Keto çeshtje ishin dramatizuar ritualisht ne ceremonite e performuara dhe ne kete menyre ritet dhe simbolet qe prezentoheshin ishin me shume efektive per shkak te pjesemarrjes aktuale.

Vite me vone, keto rite themelojne qarkun e pare te rendit te vellazerise qe aktualisht vazhdon me emrin e Masonerise. Vellazerite e tilla çdo here vendosin ideale te njejta dhe kur jane ne presion jane ne gjendje qe te jetojne ne menyre sekrete. Ata ishin ne gjendje qe te mbijetojne deri me sot pasi ata vazhdimisht nderronin emrat dhe format e tyre.

Por, ata i mbeten besnik simbolizmit te lashte dhe karakterit te tyre te veçante i cili kalon dore me dore si trashegimi ( Mimar Sinan, 1992, Nr. 84, f. 27?29).” Pra ruajtja e simbolikes dhe trashegimi i saj deri ne ditet aktuale ka te beje edhe me perdorimin prej tyre te simbolit te shqiponjes me dy koka apo ndryshe simbolit te feniksit.

Pse simboli i feniksit u emertua shqiponje me dy koka dhe ç’simbolizon ai realisht? Masoneria eshte e mbushur me simbole magjike. Po ç’ eshte nje simbol magjik? Simbol magjik, sipas studiuesit amerikan Fredrick Goodman, eshte nje imazh i cili fsheh nje kuptim te brendshem ne vetvete, pra nje imazh qe ka dykuptimesi, por qe kuptimi i vertete fshihet nga pamja, e cila sherben vetem per kamuflim.

Po te egzaminosh simbolet masonike dalin ne pah kuptime te fshehta qe tregojne pershkallezimin e pushtetit, hyjnores, te keqes e keshtu me rradhe. Shqiponja me dy koka eshte simboli apo shenja me e dallueshme masonike. Per te eshte folur shume sepse ajo ka nje shperndarje te gjithanshme. (“Magic Symbols” nga Fredrick Goodman, fq.6)

Qe ne momentin e pare, ne ate te emerimit, njerezit gabohen pasi ne dukje ajo eshte nje shqiponje me dy koka, por simbolet magjike kane pikerisht kete qellim, te kamuflojne kuptimin. E verteta eshte se ky imazh simbolizon nje shpend tjeter, feniksin.

Ne Egjyptin e lashte ky simbol ishte simbol i shkollave te misterit. Shqiponja ishte nje shpend te cilit i atribuoheshin fuqi magjike, ashtu si spieguam me lart. Emertimi i simbolit te feniksit ne shqiponje me dy koka ishte i thjeshte sepse shqiponja ishte nje shpend qe qendronte perkrah feniksit ne hierarkine e te mbinatyrshmes dhe kishin edhe ngjashmeri fizike mes tyre. Keshtu qe pati nje nderrim te emrave, por simboli ruajti te njejtin pozicion dhe ngeli shenja me e pushtetshme.

Ne shekujt e eres sone emri i feniksit do te harrohej dhe simboli do te quhej shqiponje me dy koka. Spjegimi jepet nga autori masonik, Manly P. Hall ne librin e tij “The Phoenix: An Illustrated Review of Occultism and Philosophy” (Feniksi: Nje shikim i ilustruar mbi okultizmin dhe filozofine):

“Mes te lashteve egzistonin historira per nje zog perrallor te quajtur feniks. Ai eshte pershkruar nga shkrimtaret e hershem si nje zog qe i perngjan nga forma shqiponjes, por me disa dallime te vogla. Trupi i feniksit eshte i mbuluar me pupla te purpurta, ndersa pendet e flatrave i ka me ngjyre blu dhe te kuqe. Koken e ka te bardhe dhe ne qafe ka nje rreth me ngjyre te arte. Ne fund te shpines se feniksit gjendet nje tufe puplash me ngjyre te ndezur.

Eshte besuar se ky shpend jeton per 500 vjet dhe gjate vdekjes se tij trupi hapet dhe del prej andej nje feniks i ri. Per shkak te ketij simbolizmi fenksi eshte pare gjithmone si prezantues i pavdeksise dhe i ringjalljes. Feniksi eshte nje nga shenjat e shoqerive apo vllazerive sekrete te cilat zanafillen e egzistences se tyre e kane ne lashtesi.

Keto shoqeri sekrete studionin misterin dhe synonin ringjalljen e njeriut pas vdekjes. Kjo eshte edhe arsyeja pse feniksi ishte simboli tyre pasi ata besonin te ringjallja. (faqe 176?177)”. Megjithate ky simbol (shqiponja me dy koka apo feniksi) nuk eshte simbol qe lindi ne qyteterimin Egjiptian. Ai ka qene fillimisht i perdorur nga Sumeret e me pas nga qyteterimi Hittit dhe Persian.

A eshte shqiponja me dy koka simbol qe i perket shqiptareve?

Konfliktin mes te krishtereve qe kishin filluar te shperndanin doktrinen e tyre dhe qyteterimit pagan i cili nuk pranonte te shnderrohej ne te krishter e zgjidhi mendjemrehtesia perandoreve me te medhenj te Romes.

Kostantini i Madh ka hyre ne histori si perandori qe themeloi Kostandinopojen qytetin qe trumpetoi krishterimin anembane botes. Kostantini i Madh ishte ligjeruesi i krishterimit ne Perandorine Romake, çka i dha perhapjen me te madhe te krishterimit. Kostantini ishte Ilir nga Nish, pjese e Dardanise se atehershme.

Duhet pasur parasysh se Shen Pavli themeloi nje nga kishat e para ne bote ne Dyrrah rreth vitit 50 p.e.s, gje qe tregon se iliret kishin filluar qe ta shikonin krishterimin me me besim se pjesa tjeter e Botes.

Pra nje perandor i Romes, i cili ishte ilir me origjine, themelon nje perandori ku simbol vendos shqiponjen me dy koka. Kostandinopoja, qyteti ne te cilen ai nderton qendren e kesaj perandorie eshte e rrethuar nga qytete te tjere qe Dardanet kishin ndertuar (Troja u be me e famshmja por nuk ishte qyteti i vetem i famshem). Megjithate ky nuk eshte i vetmi ilir i cili perdori shqiponjen e cila ishte pjese e besimeve ilire.

Pirroja i Epirit sipas historianeve latine kishte si totem shqiponjen dhe nje nga emertimet qe u viheshin atij dhe luftetareve te tij ka qene “shqiponje”. Gjithashtu edhe Aleksandri i Madh apo Leka i Madh e ka perdorur kete simbol. Kete gje e vertetojne gjetje arkeologjike te cilat jane ndertuar nen influencen e tij.

Qe shqiptaret te jene “pronaret e ligjshem” te simbolit te shqiponjes me dy koka, duhet qe te kete nje lidhje direkte mes tyre dhe qyteterimeve te cilet e kane perdorur per here te pare kete simbol. Gdhendjet me te lashta te shqiponjes me dy koka jane gjetur ne Babiloni.

Kane qene Hititet ata qe e kane perdorur gjeresisht kete simbol por mendohet se ai eshte trasheguar nga Sumeret. Studiuesja hollandeze, Micha F. Lindemans, e cila eshte edhe themeluesja e nje prej librarive me te te medha te mitologjise on?line, jep lidhjen mes Hititeve dhe shqiptareve. Ajo eshte nje prej studiuesve te ndryshem te cilet kane arritur ne nje perfundim te tille. “Civilizimet kryesore organizonin jeten e tyre rreth qyteteve kryesore ku zhvillohej jeta e tyre ekonomike shoqerore e poltike.

Latinet u quajten Romane per shkak te Romes legjendare pasi etrusket te cilet e themeluan ate qyteterim kishin si kryeqender qytetin Alba Longa; athiniotet quheshin te tille per shkak te perendise Athina e cila i dha edhe emrin qytetit; Hittitet quheshin te tille per shkak te kryeqendres se tyre qe quhej Hattusas sipas emrit te mbretit te tyre Hattus?ili.

Shqiptaret (albanet) si nje prej fiseve te panumerta ilire, quheshin te tille per shkak te qytet?shtetit Albanopolis, ku ne gjuhen e Hittiteve dhe ne ate ilire fjala “ALP” do te thote i bardhe.

Ashtu si dhe qyteterime te tjera antike, Iliret ne mitologjine e tyre tregonin se kishin prejardhje hyjnore. Duket se emri ALBANIAN nuk kishte ndonje kuptim apo peshe shume te veçante perderisa nuk e identifikuan vetveten me kete emer. Aktualisht, pasardhesit e Ilireve (albanians), e quajne veten pasardhes te shqiponjes me dy koka (shqiptar).

Ne perandorine romake, shqiponja ishte figure standart dhe paraqitej me nje koke. Ndikimi i gjeneraleve ilire, te cilet arriten deri ne fronin imperial, u pasqyrua edhe ne perdorimin e simbolit te shqiponjes me dy koka. Ata perdornin emblemen e parardhesve te tyre anadolliane (nje nga kryeqendrat e qytetermit Hittit ishte Anadolli i sotem). Nje prove tjeter qe iliret e kishin si simbol kryesor, eshte edhe tempulli i Sirkapit (Pakistan).

Ne kete faltore qe kane ngritur njerezit e udhehequr nga Aleksandri i Madh qendrojne te gdhendura shqiponja me dy koka. Gjithashtu, sot e kesaj dite ne Shqiperi ka nje krahine malore e cila quhet HOTI, i ngjashem me emertimin e kryeqytetit hitit, HATTI.” Ky eshte fragment i nje prej studimeve te ndryshme qe jane bere per hititet, qyteterim i cili ishte nje qyteterim ilir.

Dardanet, me migrimet e tyre, ishin bere pjese e qyteterimit hitit. Profesor David Hawkins, i shkolles qe merret me studimet orientale dhe afrikane ne Londer (“School of Oriental and African Studies, London”), para disa vitesh deshifroi nje shkrim ne nje statuje prane Izmirit. Statuja ishte gdhendur mbi nje shkemb dhe emri i mbreti te cilit i atribuohej ishte MIRA. Ky zbulim ishte nje hap me tej ne gjetjen e te vertetave historike mbi Iliret dhe Hititet. Studimet rreth hititeve kane hedhur drite mbi shume lidhje qe ata kishin me fise ilire ku kryesoret ishin dardanet.

Se bashku me keta te fundit, ata krijuan Trojen, e cila sipas studiuesve e kishte pasur emrin fillestar YLLUSA (nga ku rrjedh ILIOS, emri i Iliades se famshme se Homerit). Keto dhe shume fakte te tjera qe bazohen mbi shkrimet hitite, tregojne qarte se Hititet ishin pjese e qyteterimit te madh Ilir. Hititet ka shume mundesi qe ta kene marre kete simbol nga sumeret. Ne kryeqendren e perseve, te cilet kishin ndikime ilire, ne Persepoli (ne Iranin e sotem), ka nje statuje e cila tregon shqiponjen me dy koka.

Ne mes te banoreve me ngjyre te Mesopotamise, ALP_an, ishin ata njerez te cilet dalloheshin per ngjyren e tyre te bardhe. Per ta mbyllur po permendim edhe nje studim te rendesishem qe eshte bere ne lidhje me mbreterine Hitite.

Studiuesi Trevor Bryce, ka botuar nje studim te plote ne lidhje me keta te fundit: “The Kingdom of the Hittites(Mbreteria e Hititeve), Oxford 1998. Ne te ai thote: “Duke ju referuar emrave te mbreterve hitite, shikohet se ata kane prapashtesen ?ili, menyre e cila i identifikonte ata me yllin, me Diellin, Zotin me te fuqishem ne antikitet. Perveç Ilireve dhe Hititeve, nuk ka asnje popull tjeter ne Azi apo Evrope, qe te perdore prapashtesen ?ili pas emrit te nje mbreti.

Mes gjuheve semitike, prapashtesa ?ili, tregon thjesht Zotin.” Hititet dhe Iliret kishin te njejten kulture e qyteterim dhe te njejten gjuhe. Ne studimin e mesiperm behet nje analize e bazuar mbi elemente gjuhesore dhe gjetje arkeologjike.

Pra qyteterimi i cili ka lene te gdhendur mbi gure figuren e simbolit me te fuqishem e me te pushtetshem te antikitetit, ka pasardhes ata qe flasin akoma gjuhen e tij, ka pasardhes shqiptaret. Shqiptaret, pasardhesit e ilireve, jane “pronaret e ligjshem” te nje simboli te cilin e mbante nje popull qe themeloi qyteterimet me te medha te antikitetit.

Ja pse feniksi (nga ne njihet si shqiponje me dy koka) simbolizon Djallin

Ka nje fazen kur bota pagane u shnderua ne te krishtere. Per te pasur sukses ne ndjekjen e doktrines se krishtere, perandoria e Romes, e cila u be nismetarja kryesore e ketij proçesi, mitet dhe festat pagane i shnderrroi ne te krishtera. Pjese e ketij shnderrimi ishte edhe identifikimi i te keqes universale, me nje qeenie te vetme te mbinatyrshme. Kjo qenie ishte Luciferi, apo ndryshe edhe djalli apo engjelli rebel i drites qe u hodh nga qielli ne flaket e ferrit.

Ai do te jete qe nga viti 0 deri ne ditet tona kundershtari i vetem i qiellit. Me te drejte lind pyetja, po ne vitet para eres sone kur njerezit besonin ne shume perendi kush ishte ai qe u rebelua, kush ishte e keqja? Te greket e lashte, miti i Prometeusit, i cili u premtoi dhe u dha njerezve driten dhe dijen eshte ai qe njihet si simboli i rebelimit ndaj perendive. Ky mit nuk eshte autentik, por eshte thjesht riprodhim i mitologjive me te lashta si Hitite e Fenikase, te cilat kane perdorur nje mit te tille me perpara se te lindte figura e Prometeusit.

Ne eren tone djallin e kane paraqitur si premtues dijesh ne shkembim te shpirtit. Paralel me kete figure mund te shihet Prometeusi, i cili solli zjarrin (simboli i drites dhe dijes), por me vete solli edhe merine e perendive dhe si pasoje vuajtjet per njerezit. Ne librin e saj mbi okultin “Now Is The Dawning” faqe 281, Barbara Walker, nje feministe radikale, ben nje lidhje te simbolit te feniksit me Luciferin.

“Egjiptianet besonin se Feniksi ishte perfaqesues ose simbol i nje perendie e cila simbolizonte driten ne qiell dhe pas shkelqimit (si Luciferi apo ndryshe Satana sips kristianizmit eshte engjelli i drites) pati nje denim apo flijim ne zjarr ku vdiste dhe rilindte. Ky eshte nje detaj i cili si shume te tjere tregon se feniksi eshte simbol i asaj perendie qe ne ditet e sotme quhet Lucifer apo edhe Satana.”

Ndersa William Schnoebelen, nje tjeter studiues i okultit, ne librin “Satan’s Door Revisited” faqe 4, shkruan:

“Nga egjiptianet besohej se feniksi ishte nje zog hyjnor. Feniksi digjet ne momentin e fundit te jetes dhe rilind nga hiri i tij. Shumica e studiueseve te okultizmit mendojne se ky shpend simbolizon Luciferin i cili u denua duke u hedhur ne flake, por qe nje dite do te rilinde perseri dhe do te kete te njejtin pushtet si me pare.” Pra nese kjo perendi egzistonte qe para krishterimit, atehere pse duhet besuar qe simbolizon Luciferin, i cili bashke me kristianizimin e Bores? Pyetje te kesaj natyre jane te shumta por fenomeni me i çuditshem eshte se feniksi eshte simbol i krishterimit ne te njejten kohe.

Shqiponja me dy koka u be e njohur si simboli i perandorise se Bizantit, por shpiegimi i perdorimit te nje shqiponje me dy koka ne vend te asaj me nje ishte se simbolizonte shperndarjen nga Lindja ne Perendim te perandorise. Natyrisht qe ky ishte vetem nje shpiegim formal sepse e verteta eshte krejt ndryshe. Ja se ç’thote nje prej emrave me te njohur te studimit te historise dhe teologjise.

Studiuesi i religjioneve Godfrey Higgins, ne vepren e tij Anacalypsis (kapitulli ii., f. 441), jep nje shpjegim te sakte mbi jetgjatesine e ketij shpendi. Kjo veper unikale per llojin e saj, eshte botuar ne vitin 1833, pas vdekjes se tij ne nje tirazh te limituar dhe permban perfundime qe vijne nga studimi i me shume se 200 veprave.

Autori jep nje shpiegim te detajuar edhe mbi jeegjtesine e feniksit dhe simboliken e tij. Higgins thote: “Feniksi eshte simboli i nje cikli te perseritshem e te pafund, ciklit diellor, i cili zgjat fiks 608 vjet. Ai i referohet fjales fenikase, e cila eshte edhe rrenje e feniks, FE_=cikel.

Feniksi u adoptua ne fillimet e hershme nga nga Kristianizmi dhe paraqtije te ndryshme te tij jane ne gjetur edhe neper varre. Legjenda e lashte e ketij simboli dhe ajo qe ai simbolizonte (perjetesia), padyshim qe u be shtyse qe feniksi te ishte simboli vdekjes dhe ringjalljes se Jezusit.”

Nder te gjithe keto studime dhe perfundime, nje gje eshte e sigurt, feniksi apo ndryshe dhe simboli i shqiponjes me dy koka eshte emblema me e pushtetshme dhe me magjike qe ka ekzistuar ndonjehere./Albert Hitoaliaj/ZgjohuShqiptar.info

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -