14.8 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Rron Gjinovci: Tash “gazetarët” i nxjerrin flokët e veta me këtë deklaratë të Albinit!

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka deklaruar dje se nuk mund të flitet për Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe, pa u respektuar marrëveshja bazike.

- Advertisement -

Në 11 vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Bruskelit mes Kosovës dhe Serbisë, atë kohë nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe ai serb Ivica Daçiq, Kurti ka akuzuar Serbinë se e njëjta nuk I ka respektuar marrëveshjet.

“Nuk mund të flasim e diskutojmë vetëm për ‘Asociacionin’: pa e pranuar dhe respektuar Marrëveshjen Bazike (Bruksel, 27 shkurt 2023) me Aneksin e Zbatimit (Ohër, 18 mars 2023); pa përfshirë të gjitha 39 marrëveshjet e dakordimet në Bruksel (neni 10 i Marrëveshjes Bazike); pa konstatuar që marrëveshja Thaçi-Daçiq (2013) është shkelur dhe vijon të shkelet nga Serbia kurse vazhdimi i saj Mustafa-Vuçiq (2015) është rrëzuar në Gjykatë Kushtetuese”, ka deklaruar kryeministri Kurti.

- Advertisement -

Pas kësaj deklarate, ka reaguar aktivisti i shoqërisë civile Rron Gjinovci, përcjell Bota sot.

“Deri sot “gazetarët” dhe “mediat” tu i nxerrë flokët e veta e tu piskatë: Albini e ka pranu Asociacionin.

Albini dul me status ku po thotë që s’ka Asociacion.

- Advertisement -

Tash “mediat” dhe “gazetarët” i nxerrin flokët e veta tu piskatë: pse po na prishë me perëndimin dhe Amelikën.

Dmth, deri në fund të kësaj përralle kemi me metë pa Asociacion dhe plot do veta pa flokë”, ka shkruar Gjinovci në një postim në Facebook.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -