10 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Roboti në fabrikën e Teslas del jashtë funksionit dhe e suImon një inxhinier

- Advertisement -

Një inxhinier i Teslas është goditur nga një robot, i cili doli jashtë funksioneve të tij të zakonshme në fabrikën e kompanisë Giga Texas pranë Austin.

- Advertisement -

Dy dëshmitarë panë të tmerruar ngjarjen teksa inxhinieri u sulmua nga roboti që shërbente për të lëvizur pjesë alumini të makinave.

Roboti mbërtheu inxhinierin, duke i ngulur krahët në shpinë.

- Advertisement -

“Daily Mail” ka zbuluar se kjo ngjarje e rëndë e shkaktuar nga roboti ka ndodhur në vitin 2021, ndërsa asnjë ngjarje tjetër e ngjashme nuk është raportuar në raportet e Teslas deri në fund të vitit 2022.

Aksidentet e shkaktuara për shkak të bashkëpunimit me pajisjet robotike në kompanitë e mëdha, por edhe automjetet pa shofer, kanë bërë që shumë të ngrenë pikëpyetje për përdorimin e teknologjisë në këtë fazë të saj.

- Advertisement -

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -