17.7 C
Pristina
Tuesday, May 21, 2024

“Rrustë Llapi” s’e vrau serbin e arteve marciale, Stefanoviq: Emri im me atë të viktimës është përzier (VIDEO)

- Advertisement -

Të dielën që shkoi një qytetar nga Podujeva i cili jeton në Dusseldorf të Gjermanisë, i njohur me emrin “Rrustë Llapi”, e ka vrarë serbin, Aleksandar Stefanoviq.

- Advertisement -

Mediat në Gjermani dhe Kosovë kanë thënë se Stefanoviq ishte edhe sportist i arteve marciale.

Ndërsa, sportisti i arteve marciale, Aleksandar Stefanoviq, ekskluzivisht për emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova ka thënë se personaliteti i tij është ngatërruar.

- Advertisement -

“Siç e shihni, unë aktualisht gjendem në Gjermani, në Dusseldorf dhe si ka ndodhur që të përzihet emri im me viktimën, me siguri për faktin se unë kam pasur në atë rrugë një punëtori, një lokal”.

“Dikush ka thënë se Aleksandari serb është vrarë. Me siguri dikush ka thënë se ky është “Aleksandari, luftëtari i artëve parciale” dhe atëherë me siguri e kanë marrë këtë lajm disa nga mediat që pastaj ka shkuar tutje. Dhe sigurisht kjo është pasojë e kësaj që është përzier emri im me të”, tha Stefanoviq, njofton Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se “Rrustë Llapin” e ka njohur vetëm nga pamja, por jo edhe personalisht, teksa shtoi se përveç viktimës i cili mbeti i vrarë, ai tha se “kësaj radhe edhe unë kam qenë viktimë e madhe mediale”.

- Advertisement -

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -