14.7 C
Pristina
Tuesday, May 21, 2024

Alarmon eksperti: Pesticidet dhe plehrat kimike po kontaminojnē tokën dhe ujrat

- Advertisement -

Nga: Dr Valdet Teneqja

- Advertisement -

Me plotë bindje e them se në bujqësi fermerët janë ekspertët. Ata sot janë shtresa shumë e nënvlerësuar prandaj dhe ky shkrim i imi është frymëzuar nga gjendja e krijuar në Bujqësinë Kosovare. Lidhur me nevojën emergjente të marrjes së masave për të ruajtur tokën bujqësore dhe bujqësinë si sektor kyq dhe tejet i rëndësishëm atëher cila është politika se si shteti e trajton bujqësinë është shumë e rëndësishme në përcaktimin e pozicionimit të saj. Nëse shteti i sheh fermerët vetëm si njerëz që kanë nevojë për ndihmë, shteti do të duhet të rris shpenzimet dhe fermerët të humbasin aftësinë e tyre vetë-mbështetëse. Një politikë e tillë vetëm sa do të rrisë koston e bujqësisë. Kemi shumë praktika kur paratë e taksapaguesve do të hidheshin në xhepat e kompanive të plehrave kimike, pesticideve dhe makinerive, dhe ende ngelen fermerët të varfër dhe të përjashtuar.
Qeveria është e etur për të vënë emra të mrekullueshëm për politikat e tyre por rrallëherë u bëjnë dobi fermerëve. Kemi humbur shumë kohë, kaq shumë mundësi. Shteti duhet të mbrojë industrinë bujqësore dhe fermerët, por fermerët nuk duhet të mbështeten vetëm tek shteti. Fermerët kanë edhe ata përgjegjësinë të kultivojnë fuqinë për të mbijetuar vetë. Sepse rreziku paraqet edhe mundësi.
Kur jemi të sëmurë, ia besojmë shëndetin, mirëqenien dhe madje jetën tonë ekspertëve mjekësorë. Bujqësia është bërë disi e ngjashme. Tani, nevojat bujqësore, inputet, plehrat kimike dhe kontrolli i dëmtuesve janë bërë ekskluzivisht fushat e të ashtuquajturve ekspertë dhe jo fermerë.
Fermerët janë bërë konsumatorë që blejnë mallra. Regresioni i fermerëve në konsumatorë është arsyeja kryesore e rritjes së kostos së bujqësisë. Kosto më e lartë do të thotë fermer më të varfër, sepse aktulaisht shihet edhe nga numri i fermave në rënje e sipër për të mos thënë edhe që po falimentojnë, por askush nuk duket se po e ngritë këtë problematikë sociale. Pra nuk jemi plotësisht të vetëdijshme për këtë problem. Sepse duhet kuptuar që vetëm bujqësia e fuqishme mund të mbështesë vetëbesimin e një kombi.
Unë mendoj se sistemi ynë aktual i bujqësisë duhet urgjentisht të orientohet drejt praktikave të Bujqësisë organike sepse nëse mund ta kthejmë këtë trend, bujqësia organike do të ketë rol në fuqizimin e fermerëve, nxitjen e një mënyre më të shëndetshme të prodhimit të ushqimit, ose rehabilitimin e mjedisit. Por edhe në këtë pjesë mendoj që me prioriteti të madh është ulja e kostos aktuale të bujqësisë organike në mënyrë që ajo të bëhet e zbatueshme për të gjithë. Kjo do të ishte e mundur leht të arrihet përmes programeve të fuqizimit të prodhuesve të inputeve me bazë bio, e që mundësitë janë të shumta nëpërmjet shumë metoda të reja të dobishme, duke përfshirë rritjen e diversitetit dhe popullatës mikrobike, rritjen e mineraleve të tokës, trajtimin e tokës, zvogëlimit të nivelit të kripës, rritjes së pjellorisë së tokës dhe ajo çka është me rëndësi jetike është prodhimi dhe metodat e trajtimit të tokave me pesticide natyrale që mund të zëvendësohen me ato kimike. Ajo që është e mahnitshme është se jo vetëm që janë të lira dhe efektive, por janë jashtëzakonisht të thjeshta dhe të lehta për t’u aplikuar dhe me gjurmueshmëri minimale.
Kur fermerët të fillojnë të orientohen nga inputet organike vendore apo edhe qoftë edhe të prodhimit e tyre nga vetë fermerët, bujqësia mund të shpallë përfundimisht pavarësinë nga korporatat e mëdha dhe të kalojnë nga konsumator në faktor të rëndësishëm. Bujqësia jashtëzakonisht me kosto të ulët është e mundur vetëm kur fermerët janë vetë mjeshtër të bujqësisë së tyre. Është një trend negativ dhe kundër interesit tonë shoqëror kur teknologjia bujqësore monopolizohet nga bizneset e mëdha. Pra fermerët faktor nuk ka të bëjë thjesht me uljen e kostove bujqësore, por përparësi dhe reflektim edhe në aspektin ekologjik të bujqësisë. Do të duhej të ishte edhe qëllimi i sjelljes së një ndryshimi në sistemin tonë të bujqësisë me kosto të ulët.
Bujqësia organike do të popullarizohet dhe do të jenë edhe fermerët të lumtur por edhe ne si shoqëri do të jetojmë në harmoni me natyrën. Në të kundërtën bujqësia që mbështetet në blerjen e inputeve nga sektori i korporatave do të përballet me një kosto në rritje.
Bujqësia kimike e prezantuar gjysmë shekulli më parë ka dëmtuar metodën tradicionale të bujqësisë Kosovare. Pesticidet dhe plehrat kimike kanë filluar të kontaminojnë tokën dhe ujërat tona nëntoksorë. Plehrat sintetikë në fillim ndikojnë në rritjen shumë të shpejt të të korrave, por kur merret parasysh ana tjetër e medaljes – kemi degradimin e tokës – dhe me kalimin e kohës sipas analizave të matshme shihet se produktiviteti fillon të zbehet.
Sërish bujqësia e fabrikave të kafshëve që u prezantua si “moderne” i hoqi kafshët nga gjiri natyror i fermerëve dhe i hodhi në kushte djallëzore jetese. Në blegtorinë tradicionale, 100 për qind e ushqimit përgatitej në shtëpi dhe plehu i kafshëve përdorej si pleh i vlefshëm. Ky sistem u zëvendësua nga një sistem që importon ushqime komerciale dhe lëshon ujëra të zeza që shkaktojnë ndotje serioze të ujit nëse nuk trajtohen.
Unë besoja se bujqësia nuk duhet të dëmtojë natyrën. Kështu unë besoj gjithashtu se bujqësia nuk duhet të nxisë skllavërimin e fermerëve nga kapitali tregtar. Poashtu shtrohet pyetja natyrshëm si mund të jenë fermerët më shumë se konsumatorë të thjeshtë? Si mund të sigurojnë fermerët inpute më të lira, më efektive dhe lehtësisht të disponueshme?” Ky do të duhej të ishte preokupimi i institucioneve tona në përkushtimin serioz apo qasjen reale ndaj zgjidhjes së këtyre pyetjeve.

Nga këndvështrimi im, një teknologji nuk kualifikohet thjesht si organike sepse përjashton kimikatet. Nëse bujqësia organike nuk mund të konkurrojë me bujqësinë konvencionale për sa i përket produktivitetit dhe çmimit, jo shumë njerëz do të zgjedhin për të aplikuar bujqësinë organike. Për shumë arsye thuhet se duhet bërë bujqësi organike për të mirën e mjedisit dhe shëndetit të njerëzve, por prap njerëzit do të zgjedhin të bëjnë bujqësi organike vetëm kur është e dobishme. Për të qenë fitimprurës, duhet të jetë e thjeshtë dhe e realizueshme, e kursyer dhe e lirë, shkencore dhe efektive. Vetëm atëherë bujqësia organike do të zëvendësojë bujqësinë konvencionale. Nëse bujqësia organike vazhdon të jetë diçka që ju “duhet” ta bëni sepse është diçka e mirë pavarësisht kostos dhe vështirësisë së lartë; atëherë do të jetë përgjithmonë diçka e praktikuar nga një pakicë. Është koha që bujqësia organike të heqë dy të metat e saj, duke qenë e vështirë dhe e shtrenjtë. Provoni bujqësinë organike që është e lehtë dhe me kosto të ulët, në këtë rast kompania vendore VVF shpk promovon prodhimin e inputeve organike për një bujqësi organike me kosto të ulët dhe njëkohësisht i përmbahet katër qëllimeve themelore:

- Advertisement -

● E thjeshtë: parimet janë të thjeshta
● Lehtë: e lehtë për t’u bërë
● Bioteknologji Shkencore: metodologjia është shkencore
● Efektive: procesi është shumë efektiv dhe me kosto të ulët

Kur nuk kishte pesticide apo plehra kimike, të gjithë fermerët praktikonin bujqësi organike. Por në ditët e sotme, duhet tashmë të kenë para për të bërë bujqësi. Bujqësia organike sot ka evoluar në një sistem të çuditshëm ku duhet blini gjëra të shtrenjta nga larg në vend që të vlerësoni atë që është afër dhe e lirë.
Pse? Sepse prodhuesit, shpërndarësit dhe shitësit me pakicë të inputeve të fermave ishin prapa zhvillimit të bujqësisë organike për t’i dhënë formën e asaj që është aktuale.

Nga thellësia e zemrës sime, ju mirëpres në lëvizjen apo zhvendosjen e praktikave konvencionale, pra të shkojmë së bashku në një botë më të bukur ku njerëzit janë përsëri në kontroll të bujqësisë së tyre, kështu duke mbrojtur veten dhe natyrën nga keqshfrytëzimi dhe të bëheni një me natyrën.

- Advertisement -

Autori është Dr.Msc. i Kimisë

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -