8 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Studimi i ri i shkencës: Si kemi ardhur në Tokë?

- Advertisement -

që organizmat përbëhen nga qeliza, që ata kalojnë informacionin gjenetik përmes ADN-së, që përdorin enzimat proteinike për të drejtuar metabolizmin e tyre, të gjitha u shfaqën përmes proceseve specifike në historinë shumë të hershme evolucionare,” deklaron profesori i njohur i Biologjisë Aaron Goldman. “Të kuptuarit sesi fillimisht morën formë këto sisteme biologjike, do të na japë një pasqyrë më të madhe se si funksionon jeta”, shton ai.

- Advertisement -

Goldman beson fort se e gjithë jeta është një sistem metabolik që prodhon forma të ndryshme të energjisë. Njerëzit, macet, qentë dhe të gjitha kafshët e tjera përmbajnë mitokondri që prodhojnë energji nga metabolizmi ynë. Bimët, nga ana tjetër, janë autotrofike për shkak të superfuqive të tyre që thithin rrezet e diellit, por ato ende përdorin një formë të ngjashme të energjisë.

Goldman dhe pjesa tjetër e ekipit zbuluan se këto zinxhirë të transportit të elektroneve mund të jenë ndihmuar në të kaluarën e largët nga mineralet dhe uji i oqeaneve.

- Advertisement -

Kjo në thelb do të thotë se proceset e transportit të energjisë që e bëjnë jetën të mundur ka të ngjarë të jenë zanafilla e gjithë organizmave të gjallë.

Megjithëse eksplorimi i këtyre proceseve të lashta të energjisë është tepër i vështirë, shkencëtarët e NASA po përpiqen të mbledhin sa më shumë të dhëna./klan

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -