17.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Presidenti i MaIit të Zi: Së pari zgjedhjet në Veri pastaj themeIimi i Asociacionit

- Advertisement -

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, vlerëson se për të qetësuar situatën në Kosovë është e nevojshme të zhvillohen zgjedhje të reja në veri dhe të themelohet Asociacioni i Komunave Serbe.

- Advertisement -

Milatoviq, në një intervistë për gazetën austriake “Der Standard”, ka dënuar sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it.

“SuImi ndaj ushtarëve të KFOR-it është absolutisht i papranueshëm. Në fund të fundit, këta ushtarë kanë bërë një punë mjaft të mirë në mbrojtjen e një pjese të trashëgimisë së Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë” ka theksuar Milatoviq.

- Advertisement -

“Për të përmirësuar situatën, duhet të mbahen zgjedhje të reja në komunat veriore të Kosovës dhe Kosova duhet të themelojë Asociacionin”, ka shtuar ai.

I pyetur se çfarë duhet të bëhet fillimisht, ai është përgjigjur se fillimisht zgjedhjet duhet të mbahen në veri të Kosovës.

I pyetur nëse serbët do të marrin pjesë në to, Milatoviq deklaroi se veriu duhet të shkojnë në zgjedhje.

- Advertisement -

“Duhet, sepse duhen dy për tango”, theksoi ai.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -