Së fundi, kryetari i komitetit ushtarak të NATO-s, Rob Bauer, u bëri thirrje sektorëve publikë dhe privatë në Perëndim që të përgatiten për një periudhë në të cilën çdo gjë mund të ndodhë në çdo kohë, përfshirë luftën.
“Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, anëtarëve të NATO-s u është dashur të përshtaten me “një epokë në të cilën çdo gjë mund të ndodhë në çdo kohë, një epokë në të cilën ne duhet të presim të papriturën, në të cilën duhet të përqendrohemi në efikasitet në mënyrë që të jemi me të vërtetë efektive”, tha Bauer.
Kjo deklaratë erdhi pas paralajmërimeve të shumta për shpërthim të konflikteve të reja, pas atyre në Ukrainë, Gaza dhe në Detin e Kuq.
Si zonë e ‘nxehtë’ ku mund të shpërthejë ndonjë konflikt është edhe Ballkani Perëndimor, veçanërisht në Kosovë dhe Bosnjë, kjo për faktin që Serbia ën vazhdimësi provokon dhe nxit tensione.
E për këtë çështje, në një prononcim për “Bota sot” foli eksperti austriak, Gunther Fehlinger.
Gunther Fehlinger
Ai ngriti alarmi, duke u bërë thirrje Kosovës dhe Bosnjës që të bëhen gati për luftë.
“Kosova dhe Bosnja duhet të përgatiten për luftë të pashmangshme gjatë shkurtit 2024
Lufta është e pashmangshme. Kosova dhe Bosnja duhet të përgatiten. Perëndimi është në gjumë dhe është i fokusuar në zgjedhjet në SHBA dhe BE. Rusia ka nevojë për një luftë të re shpërqendrimi. Ashtu si Hamasi dhe Irani, Serbia duhet tani të reagojë dhe t’a lehtëojë presionin rusëve në luftën ndaj Ukrainës. Ukraina është e sigurt se do ta fitojë luftën gjatë vitit 2024, kështu që Rusia u kërkon të gjithë aleatëve të saj që ta angazhojnë Perëndimin në të gjitha frontet. Presioni ndaj Beogradit dhe Banja Lukës për t’u bërë Hamasi dhe Houti i Ballkanit është i papërmbajtshëm, siç është mundësia e radikalëve serbë. Që prej 220 vjetësh ata ëndërrojnë çlirimin dhe bashkimin e të gjithë serbëve në një qeveri shtetërore nga Beogradi dhe qëllimi i tyre u “thye” nën presionin e bombave të NATO-s dhe diplomacisë perëndimore nga viti 1995 deri në 2008”, deklaroi eksperti i sigurisë.
Krahas kësaj, Fehlinger, përmendi disa nga shkaqet që qeverinë serbe po e nxitin ta “ripushtojnë veriun e Kosovës.
Një nga ato është edhe nevoja për të qëndruar në pushtet dhe një luftë e tillë do t’i mbante ata ende.
“Tani strategët serb shohin mundësinë e tyre për ripushtimin e veriut të Kosovës dhe verilindjes së Kosovës. Ata e dinë se nuk mund ta ripushtojnë Prishtinën apo Sarajevën. Ata mund të fitojnë një luftë të kufizuar gjatë shkurtit 2024 për të ripushtuar territorin e lidhur drejtpërdrejt me Serbinë, në veri të lumit Ibër dhe luginës së lumit Drin dhe rajonin e Banja Lukës.
Ata mund të frenohen nga SHBA-të, por SHBA-ja tani është në ethe zgjedhore.
Ata nuk do të pengohen nga BE-ja. Humbja e një perspektive të largët të anëtarësimit në BE dhe humbja e financimit të BE-së ka pak rëndësi për ata që ëndërrojnë bashkimin dhe madhështinë e serbëve.
Ata do ta bëjnë këtë vetëm nëse Rusia bën një devijim të madh në Ukrainë ose të jetë e mundur kundër NATO-s. Një goditje e koordinuar mes Rusisë dhe Serbisë që është ëndrra e ekstremistëve sot në Serbi.
Ata kanë nevojë për këtë luftë për të shkëputur vëmendjen nga zgjedhjet e humbura dhe të vjedhura të 17 dhjetorit 2023.
Ata kanë nevojë për këtë luftë për të qëndruar në pushtet në Beograd”, shpejgoi ai.
Më tej, eksperti austriak tha se serbë do planifikojnë të sulmojnë drejt lumit Ibër dhe drejt luginës së Drinit, ku do synojnë ndarjen e Kosovës dhe Bosnjës.
“Detyra kryesore e ekstremistit serb është të kufizojë luftën drejt rajonit që mund ta mbajë dhe të mos shkaktojë ndërhyrjen e SHBA-së.
Goditja do të kufizohet në drejtim të lumit Ibër dhe drejt luginës së Drinit të populluar me serb nga Vishegradi në veri në drejtim të Banja Lukës, duke rezultuar në ndarjen e Bosnjës dhe Kosovës, por gjithmonë duke u bazuar në pretendimin për mbrojtjen e serbëve dhe kështu duke u përpjekur për të shmangur ndërhyrjet e NATO-s.
SHBA-të janë në ethet e zgjedhjeve dhe Kosova e Bosnja po mbrohen nga ushtarë evropianë të udhëhequr nga liderë ushtarakë dhe politikë të prirur për qetësim dhe ushtritë e tyre larg nga të qenit në gjendje të mbrojnë kufijtë e tyre të brishtë verior dhe lindor në territorin e kontestuar me popullsi me besnikëri të përzier. Ky skenar fiton shumë gjasa”, theksoi Fehlinger.
Ndër të tjera, ai shtoi se nëse nuk reagon Amerika ndaj ktyre planeve të Serbisë, atëherë ekstremistët serbë mund të shfrytëzojnë shansin e tyre të fundit.
Madje, potencoi se 6 javët e ardhshme janë më të rrezikshmet që nga përfundimi i luftës në Kosovë,
“Një qëndrim i qartë parandalues i një kërcënimi të qartë dhe të besueshëm për të bombarduar Beogradin dhe Banja Lukën në momentin e luftës mund të pengojë agresionin serb, një nga arsyet që bëj thirrje vazhdimisht për bomba në Beograd dhe Banja Luka në rast lufte që nga viti 2022.
Por, nëse SHBA-të nuk e mbështesin këtë me asete të dukshme në hapësirën ajrore të Ballkanit, ekstremistët serbë mund të shfrytëzojnë shansin e tyre të fundit.
Nëse ne mund të pengojmë luftën gjatë kësaj pranvere, Bosnja dhe Kosova do të shpëtojnë, pasi fitorja e Ukrainës dhe lufta e ardhshme civile ruse do ta neutralizojnë përgjithmonë faktorin rus në Serbi dhe kështu Serbia nuk do të bëjë më kurrë luftë.
Por, 6 javët e ardhshme janë më të rrezikshmet që nga përfundimi i luftës çlirimtare të Kosovës dhe Kosova dhe Bosnja duhet të përgatiten.
Javelin-s nuk do të ndihmojnë në shkurt 2024.
Ne kemi nevojë për aeroplanmbajtëse të SHBA-së në Split dhe vendosje të konsiderueshme të Forcave Ajrore të SHBA-së në Kosovë dhe Bosnje dhe ushtritë e Bosnjës dhe Kosovës duhet të përgatiten për luftë”, përmbylli Gunther Fehlinger për “Bota sot”.