19.2 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Portieri kroat: Qeni ma shpëtoi gruan nga tërmeti në Turqi, e zgjoi nga gjumi duke lehur

- Advertisement -

Goran Karacic, portieri kroat i klubit të Superligës turke Adana Demispor, ka thënë se qeni e kishte paralajmëruar bashkëshorten e tij për tërmetin vdekjeprurës dhe shkatërrues në Turqi të hënën.

- Advertisement -

Një tërmet i fuqishëm 7.8 ballësh e goditi Turqinë jugore dhe Sirinë veriore të hënën herët në mëngjes, duke i vrarë 4.890 njerëz në të dy vendet.

Karacic kishte udhëtuar drejt Stambollit ku skuadra e tij do të përballej me Umraniespor ditën e tërmetit, por gruaja e tij ndodhej në qytetin e shkatërruar tashmë nga tërmeti tragjik Adana.

- Advertisement -

Ai tregoi se si gruaja e tij i kishte treguar se falë qenit të tyre ajo kishte dalë me kohë nga ndërtesa për t’i shpëtuar më të keqes.

“Ne jemi ende të tronditur. Gruaja ime qëndroi në Adana. Informatat e para nga atje thonë që është një fatkeqësi e madhe. Muret e banesës sonë janë çarë plotësisht”, tha ai.

Shtoi ai: “Fatmirësisht, qeni jonë kishte filluar të lehte një minutë më herët, prandaj e kishte zgjuar atë nga gjumi, siç me tregoi ajo. Ajo i mblodhi gjërat tona, dokumentet, dhe doli në rrugë.”

- Advertisement -

Tmerri i tërmetit të fuqishëm në Turqi i ka prekur edhe futbollistët në këtë vend, pasi raportohet se disa prej tyre kanë mbetur nën rrënoja dhe disa të tjerë janë lënduar.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve nga tërmeti në Turqi që prej ditës së hënë është rritur në 3.381, sipas autoriteteve vendase. Raportohet se 20.426 janë lënduar.

Në Siri thuhet të kenë vdekur mbi 1.500 njerëz nga ky tërmet në zonat e kontrolluara nga qeveria dhe nga rebelët.

Sipas të dhënave të fundit, numri i përgjithshëm i të vdekurve në të dy vendet tani arrin në 4.890.

Turqia është njëra prej zonave më aktive të tërmetit në botë, për shkak të pozitës gjeografike.

Shumica e Turqisë ndodhet në pllakën tektonike të Anadollit, e cila ndodhet mes pllakave të mëdha – euroaziatike dhe afrikane – si dhe mes një të vogle, arabike. Derisa dy pllakat e mëdha lëvizin, Turqia shtrydhet, thonë ekspertët.

Kjo nënkupton se tërmetet janë shumë të zakonshme në Turqi. Sipas Autoritetit për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë, në vitin 2022 u regjistruan hiç më pak se 22 mijë tërmete në Turqi.

Shumica e tërmeteve në këtë vend janë vdekjeprurëse. Tërmeti më i madh që e kishte goditur Turqinë deri sot ishte 7.6 ballësh në Izmit më 1999, duke i vrarë 17 mijë njerëz.

Tërmeti që goditi mëngjesin e sotëm, 7.8 ballësh, është më i madh që është regjistruar ndonjëherë në Turqi.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -