1.1 C
Pristina
Friday, December 8, 2023

Vranë motrën se ishte moderne, dënohen përjetë dy vëIIezër afganë në Gjermani

- Advertisement -

Një gjykatë në Gjermani dënoi me burg përjetë dy vëllezër afganë për vrasjen e motrës së tyre, pasi ata nuk e mbështesnin stilin e saj modern të jetesës.

- Advertisement -

34 vjeçarja Maryam H. nënë e dy fëmijëve, u gjet e groposur në një kodër në rajonin jugor të Bavarisë, disa javë pasi ajo ishte zhdukur nga shtëpia e saj në Berlin në korrik të 2021.

Autoritetet ranë në gjurmët e dy vëllezërve Yousuf dhe Mahdi H. si autorët e dyshuar të krimit të rëndë falë kamerave të sigurisë në një stacion treni ku ata shiheshin duke marrë trenin për në Bavari së bashku me një valixhe të rëndë, ku mendohet se kishin futur trupin e motrës së tyre.

- Advertisement -

34-vjeçarja u gjet me duar e këmbë të lidhura dhe gojë të mbyIIur me ngjitëse dhe sipas ekspertëve ajo ishte mbytur përpara se t’i prlsnin fytin.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -