22.8 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Aktori Xhevat Limani: Skënderbeu është profeti i shqiptarëve

- Advertisement -

Aktori Xhevat Limani në emisionin “Rreth e Rrotull” ka renditur disa nga karakteristikat unike të Skënderbeut, që e bëjnë atë një figurë të jashtëzakonshme në historinë shqiptare, duke e quajtur atë edhe profet të shqiptarëve

- Advertisement -

Edhe pse ka luajtur shumë role të ndryshme, duke përfshirë 19 mbretër, aktori Xhevat Limani, rolin e heroit Gjergj Kastriot – Skënderbeu e konsideron si një sfidë unike për karrierën e tij.

Ai beson se roli i Skënderbeut është më shumë se një sfidë aktoriale, është një detyrë që e kryen me një përkushtim të veçantë.

- Advertisement -

Limani në emisionin “Rreth e Rrotull” ka renditur disa nga karakteristikat unike të Skënderbeut, që e bëjnë atë një figurë të jashtëzakonshme në historinë shqiptare, duke e quajtur atë edhe profet të shqiptarëve.

“Janë gati mbi dy mijë e ca vepra në universin e civilizimit botëror që kanë shkruar për profetin e shqiptarëve Gjergji Kastrioti – Skënderbeu, për një arsye konkrete, dhe ky është motivi kryesor që ta luaja mbretin e fundit. Unë kam luajtur 19 mbretër në skenë, dhe natyrisht që aktori i vë një kurorë karrierës së tij, dhe atë kurorë desha të jetë me kryembretin, mbretin e shqiptarëve Gjergj Kastriotin-Skënderbeun”, është shprehur ai.

Në intervistën e tij, Limani gjithashtu vlerësoi aftësitë e Skënderbeut në fushën e diplomacisë, në luftën dhe në krijimin e një morali të lartë në ushtrinë e tij.

- Advertisement -

Ai e cilësoi Skënderbeun si një udhëheqës të jashtëzakonshëm për shqiptarët, duke shfaqur cilësi të rralla të moralit dhe të vendosmërisë.

“Unë desha të sjell porositë e ngrohta dhe veprimet e tij, ishte i zoti i shpatës dhe krahut, ishte i aftë në mendjen e tij, fliste me diplomatë e huaj në tetë gjuhë, që sot aktualisht kur pyesim presidentët shqiptarë a ka ndonjë të tillë që flet tetë gjuhë. Theu një kod, u martua me një mbretëreshë shqiptare nuk veproi si mbretërit të tjerë të marrin mbretëreshë të huaj, me mision të veçantë që të bashkojë jugun me veriun, principatën e fuqishme të Arianitës me Principatën e Kastriotëve. Krijoi ushtrinë, i fali të gjithë kundërshtarët që ishin edhe gjaku i tij dhe nuk e vrau asnjë në shenjë hakmarrjeje. Dha shembull konkret që ushtarët gjatë luftës të mos vrasin fëmijë, gra pleq dhe njerëz të pambrojtur, dhe ky është kodi moral që e mori edhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, ka thënë ai.

Limani ka bërë thirrje që të mos “baltoset” figura e Skënderbeut në kujtesën historike dhe artistike të shqiptarëve, duke mos e lënë atë vetëm si një personazh nëpër muze, por duke e sjellë atë në jetë nëpërmjet artit dhe interpretimit të tij në skenë.

“Nuk mund të jetë Gjergj Kastrioti një personazh që po e lëmë atje në muze apo siç e kemi mësuar gabimisht nëpër shkolla që Skënderbeu me kalin e tij fluturon nëpër mal. Dhe shumë gjëra tjera të pabesueshme, ai ka qenë njeri prej mishi dhe prej gjaku, njeri me këmbë në tokë dhe të gjitha këto teori që po bëhen anti kryeheronjve tanë kombëtare janë të këqij dhe ziliqarë, që duan të rrëmbejnë të bukurën dhe të mrekullueshmen”, ka deklaruar Limani në emisionin “Rreth e Rrotull”.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -