23 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Vdes infermieri dhe veterani i UÇK-së

- Advertisement -

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka njoftuar se ka vdekur infermieri disavjeçar, Skender Hoti. I ndjeri për disa vite ka shërbyer si infermier në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Ratkoc.

- Advertisement -

Hoti ka qenë edhe ish-luftëtar i UÇK-së në zonën e Rahovecit.

“Pas një sëmundjeje të rëndë, u nda nga jeta veterani i UÇK-së, Skender Sokol Hoti, nga fshati Ratkoc. Kontributi i Skenderit në luftën për liri, por edhe pas luftës në fushën e shëndetësisë si infermier në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Ratkoc, është shumë i madh dhe asnjëherë nuk do të harrohet. Me këtë rast, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së ngushtë të Skenderit, vëllezërve të tij, farefisit, miqve, kolegëve nga QKMF-ja në Rahovec dhe të gjithë bashkëluftëtarëve”, ka shkruar Latifi.

- Advertisement -

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -