13.3 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

SERBIA, TARALLOQJA E BALLKANIT

(dhe lojërat djallëzore gjeostrategjike e gjeopolitike me shenja etno-fetare e naconale)

- Advertisement -

Shkrun Prend Buzhala

- Advertisement -

Serbia shpesh e thotë se “Kosova është zemra e Serbisë” ose “djep i Serbisë”.

Por, në anën tjetër, me të gjitha mjetet punojnë kundër kësaj “zemre” e këtij “djepi”, si ta zhdukin emrin e saj: herë i thonë Kosovo i Metohija, herë Kosmet, dhe kurrsesi vetëm KOSOVË ose qoftë edhe KOSOVO, sepse Kosovë i thonë shqiptarët e KOSOVO i thotë bota.

- Advertisement -

Mundësisht, përpiqen që ta copëtojnë këtë “zemër” a këtë “djep”, qoftë edhe me asociacione të tipit komunë. E trajtojnë këtë “zemër” e “djep” si plaçkë tregu, si vend ku duhet t’i kenë të lira duart për të kryer masakra mu në “zemër”, a për të therë fëmijë në djepa, siç kanë i kryer gjithmonë këto veprime makabre, sa herë i kanë pasur duart e lira për një shekull rresht.

Ashtu siç i kanë kryer kur erdhën nga Karpatet (vetë Historia e tyre e thotë se kanë ardhur nga Karpatet…ndryshe, nuk do të ishin kaq të afërm në gjithçka me rusët e stepave).

E po, historia klith në kupë të qiellit për çdo ditë: mjaft, mjaft, mjaft!!!

- Advertisement -

Fishta e ka një poemë humoristike-satirike me titullin “Taralloqja e Ballkanit” që përqesh këtë lojë politike kapuçash, aty ku ende, edhe pas një shekulli e sa, Fuqitë e Mëdha dhe trabantët nga orienti thurin lojërat djallëzore gjeostrategjike e gjeopolitike me shenja etno-fetare e nacionale.

Dhe le të pëlcasë zemërimi i i tillë i historisë kundër lojtarëve të tillë: shkofshi në ferr!
(p.b.)

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -