Nikola Sanduloviq, kryetar i Partisë Republikane në Serbi, që dy ditë është kryetemë në mediet kosovare, pasi u rrah brutalisht në Serbi, pasi vizitoi varrezat e familjes Jashari në Prekaz, ku kërkoi falje për krimet e kryetara nga shteti serb në Kosovë.
Në profilin e Sanduloviqit në rrejtin social “X”, është publikuar një video, ndërsa në mbishkrim theksohet se Sanduloviqi po dërgohet në burgun e Nishit nga Beogradi, përkundër gjendjes së rëndë shëndetësore.
“Rrugës për në Nish… Kryetari i Partisë Republikane, Nikolla Sanduloviq, në gjendje të rëndë shëndetësore, pa marrë parasysh kërkesën e mjekut që të mos transportohet nga Beogradi… me furgon të burgut po transportohet në Prokurorinë e Nishit.
..që terrori i autoriteteve serbe të vazhdonte…” – shkruhet në profilin e Sanduloviqit në “X”.
Auto put ka Nišu…Predsednik Republikanske stranke Nikola Sandulovic, u kriticnom zdravstvenom stanju, bez obzira na zahtev lekara da se ne vrsi transport mimo Beograda…upravo u zatvorskom kombiju prevoze ga u Tuzilastvo u Nisu
..kako bi se teror Srpskih vlasti nastavio… pic.twitter.com/HbqehO3TID— Nikola Sandulovic (@Sandulovic_N) January 6, 2024