Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Serbi, Christopher Hill, u ka shprehur ngushëllime familjeve të të vrarëve gjatë viteve të nëntëdhjeta, përfshirë rastet e të vrarëve nga sulmet ajrore të NATO-s. Ai ka thënë se populli serb nuk do ta harrojë kurrë atë “kohë të tmerrshme” dhe as që duhet ta harrojë.
“Unë ia kam kushtuar jetën diplomacisë – gjetjes së zgjidhjeve diplomatike për probleme që duken të pazgjidhshme. Gjatë rrjedhës së karrierës sime, kam mësuar se diplomacia nganjëherë dështon. Kur ajo dështon, rezultatet mund të jenë tragjike”- shkroi ambasadori Hill në “Twitter”, duke iu referuar mungesës së marrëveshjes mes NATO-s dhe Serbisë për ndërprerjen e sulmeve serbe në Kosovë.
“Ua shpreh ngushëllimet e mia personale familjeve të atyre që e humbën jetën gjatë luftërave të viteve të nëntëdhjeta, përfshirë ato si rezultat i fushatës ajrore të NATO-s. E di se populli serb nuk do ta harrojë kurrë atë kohë të tmerrshme dhe as që duhet (ta harrojë)”- shkroi më tutje ambasadori amerikan në Beograd.
I’ve dedicated my life to diplomacy – to finding diplomatic solutions to seemingly intractable problems. In the course of my career, I’ve learned that sometimes diplomacy fails. When it does, the results can be tragic. (1/4)
— Ambassador Christopher R. Hill (@usambserbia) March 24, 2023
Sidoqoftë, ai tha se beson që populli serb mund t’i lërë anash ankesat për ato ngjarje dhe se përkushtimi i ShBA-së ndaj partneritetit me Serbinë është i palëkundur.
“Populli serb nuk do ta lërë kurrë anash pikëllimin e vet, por unë besoj se ai është mjaftueshëm I fuqishëm se do t’i lërë anash ankesat. Përkushtimi i Shteteve të Bashkuara ndaj partneritetit tonë me Serbinë është i palëkundur, siç është zotimi ynë ndaj diplomacisë”- shkroi diplomati amerikan.
I’ve dedicated my life to diplomacy – to finding diplomatic solutions to seemingly intractable problems. In the course of,7 mars vjen qëndresa e fuqishme e familjes Haradinaj dhe Mehmetaj në Gllogjan më 24 mars. Të dyja këto e kishin një armik, Serbinë, e kishin një qëllim, lirinë”.
Kurti tha vendosmëria e guximi i Haradinajve dhe Mehmetajve i dërgoi mesazh Serbisë se Kosova nuk dorëzohet.
“Nuk gjunjëzohet kulla, nuk mposhtet UÇK-ja, nuk nënshtrohet Kosova. Ky ishte mesazhi që Serbia fashiste mori atë ditë nga kulla e bacës Hilmi. Të vendosur në katër pozicione, Hilmi Haradinaj, së bashku me Mejremen e Frashërin, Ramush Haradinaj së bashku me Bujarin, Dauti me Rasimin e Kujtimin dhe Shkëlzeni me Enverin mbajtën në këmbë kullën, mbajtën në këmbë popullin”