17.9 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Escobar: Janë gënjeshtra të gjitha që janë thënë për mua dhe gruan time nga një i ashtuquajtur gazetar

- Advertisement -

Emisari amerikan, Gabriel Escobar, në konferencën e fundit për media para lëvizjes drejt angazhimit të ri diplomatik, ka folur edhe për fushatën ndaj tij dhe gruas së tij e bërë nga një i vetë identifikuar si gazetar nga Kosova, i cili përmes një ueb-site ka shpërndarë informacione të pabazuara se Escobar është shkarkuar dhe se gruaja e Escobar ka pranuar fonde nga Qeveria e Serbisë.

- Advertisement -

Escobar ka thënë se gjithçka që është thënë nga një gazetar i pretenduar është një gënjeshtër. Emisari amerikan ka thënë se s’është shkarkuar nga pozita e tij dhe se gruaja e tij s’ka marrë asnjëherë fonde nga ambasadat me të cilat ka bashkëpunuar.

Gjithashtu Escobar ka demantuar edhe pretendimet se ka lidhje familjare me një avokat në një firmë ligjore amerikane.

- Advertisement -

“Dhe për dezinformimin që është prodhuar përgjatë vikendit nga një i ashtuquajtur gazetar, që ka thënë se jam shkarkuar apo për lidhje me qeverinë serbe.

Dua të them direkt, që gjithçka në atë raportim është një gënjeshtër. Një gënjeshtër lehtë e verifikueshme.

Para se gjithash unë s’jam shkarkuar dhe çdo kush në DASH e ka verifikuar. Së dyti, gruaja ime asnjëherë s’ka pranuar para nga asnjë qeveri e huaj. Gruaja në secilën ambasadë për të cilën ka punuar në Bolivi, Portugali, Itali dhe madje edhe në Serbi , e bën në kontakte me njerëzit dhe e bën dhe e bën pa asnjë pagesë dhe pa asnjë kontratë.

- Advertisement -

Ajo do të vazhdojë ta bëjë këtë.

Dhe s’kam asnjë lidhje familjare për avokatin e pretenduar në firmën ligjore”, ka thënë Escobar.”

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -