23 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

“I hapi shumë dyer Serbisë në rajon, ndërsa tani…”, eksperti zbulon pse SHBA po investon shumë në Kosovë dhe në Bosnjë

- Advertisement -

Eksperti i çështjeve ndërkombëtare Mentor Beqa ishte këtë të martë i ftuar në një intervistë për Euroneës Albania ku tha se SHBA i hapi shumë dyer Serbisë në rajon me anë të politikave favorizuese.

Por sipas tij SHBA nuk e arriti qëllimin e vetë që ta largojë nga influenca ruse, pasi siç u shpreh ai tashmë në serbi kemi një qeveri edhe më radikale se ajo e mëparshme e cila po tregohet gjithnjë më e ashpër në lidhje me Kosovën,.

- Advertisement -

“Ka një ndryshim të qëndrimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Serbisë, prej më shumë se një viti. SHBA mesa duket po adopton një qasje shumë favorizuese ndaj Serbisë në rajon, për një periudhë relativisht të gjatë kohore, duke i hapur dyer të rëndësishme Serbisë, si në rajon nëpërmjet Ballkanit të hapur, nëpërmjet marrëveshjeve dypalëshe veçanërisht me Shqipërinë, zbutja e klimës së marrëdhënieve, rritja e aksesit në Malin e Zi, thuajse Mali i Zi është tashmë nën dominimin politik të Serbisë.

Pra Serbisë iu çelën shumë dyer në Ballkan për shkak të qëndrimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Serbisë. Mesa duket SHBA ka pasur pritshmëri të larta për ndryshimin e trajektores së orientimit strategjik të Serbisë, sa i përket kryesisht marrëdhënieve të saj me Rusinë, por edhe marrëdhënieve të saj me Kinën. Natyrisht këto pritshmëri nuk janë përmbushur, pasi ne po shikojmë një serbi që po shkon drejt radikalizimit, sepse qeveria aktuale është më radikale se ajo e mëparshmja dhe është e mbushur me figura “non grata”. Qëndrimi i Serbisë ndaj Kosovës është një qëndrim akoma më agresiv, ndaj SHBA po investohet shumë në Bosnjë dhe në Kosovë, për të dekurajuar Serbinë”,-tha Mentor Beqa./Euronews Albania

- Advertisement -

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -