7.3 C
Pristina
E diel, 3 Nëntor, 2024

Gruaja hëngri një mace sa ishte shtatzënë, fëmija lind i mbuluar nga qimet

- Advertisement -

Gruaja hëngri një mace sa ishte shtatzënë, fëmija lind i mbuluar nga qimet

- Advertisement -

Një grua që hëngri një mace sa ishte shtatzënë, ka frikë se dëshira e saj për mace ka shkaktuar gjendjen tepër të rrallë mjekësore të djalit të saj.

Alma Gamongan nga Apayao në Filipine ka frikë se “sindroma e ujkut” të djalit të saj – një gjendje mjekësore një në një miliard, ishte shkaktuar nga ngrënia e një maceje gjatë kohës që ajo ishte shtatzënë.

- Advertisement -

Jaren dyvjeçar lindi me shumë qime – në fytyrë, qafë, e krahë.

Nëna e tij supersticioze beson se pamja e tij është rezultat i një mallkimi që ajo solli mbi veten kur hëngri një mace të egër kur ishte shtatzënë me Jaren.

Gjatë shtatzënisë, Alma kishte dëshira të pakontrollueshme për macen e egër, një pjatë rajonale dhe e pazakontë që gjendet në zonën e saj të largët malore, dhe kështu kërkoi një mace të zezë nga miqtë në fshat për ta skuqur me barishte dhe më pas e hëngri.

Ajo u pendua për ushqimin e saj kur lindi Jaren dhe bashkëfshatarët ranë dakord se gjendja e tij ishte për shkak të mallkimit. Megjithatë, mjekët thonë se foshnja ka një gjendje të rrallë mjekësore të quajtur hipertrikozë, me vetëm 50 raste të raportuara në mbarë botën që nga Mesjeta.

Alma ka tre fëmijë dhe as motra më e madhe dhe as vëllai më i vogël i Jarenit nuk e kanë këtë gjendje, shkruan Daily Star, transmeton Klankosova.tv.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -