23.4 C
Pristina
E hënë, 5 Qershor, 2023

Gërvalla-Daçiqit: ti je “Slloba i vogël”, njeriu s’mund të bie kaq poshtë

- Advertisement -

Të rekomanduara

Kryediplomatja Donika Gërvalla, ishte sot pjesë e seancës në Këshill të Sigurimit të OKB-së, ku u fol për Kosovën. Përballjen kryesore, Gërvalla e pati me Ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, që ajo ia tha se është një “Sllobodan i vogël”.

Gërvalla iu drejtua Daçiqit me keqardhje, pasi tha se për të është e vështirë ta pranojë se e kanë humbur Kosovën në 99-ën, ndaj edhe përdorë një retorikë nënçmuese ndaj Kosovës.

- Advertisement -

“Sapo treguat sot pse njerëzit në Serbi, në vitet e 90-ta ju kanë quajtur “Slloba i Vogël”. Pra, një Slobodan i vogël, një Millosheviq i vogël, shkaku i ‘bossit’ tuaj. E kuptoj se jeni i zemëruar, dhe e njoh këtë gjuhë që moti, sepse nuk jam në politikën evropiane qe dy a tre vite. Por, ju e keni të vështirë t’ua shpjegoni qytetarëve tuaj se e keni humbur Kosovën në 99-ën, ndaj mbani retorikë të tillë. Unë mendoj që populli i Serbisë nuk meriton diçka të tillë. E vërteta dhemb, e dimë”, tha Gërvalla.

“Më vjen keq për ju sepse ju jeni fqinji jonë dhe ne duhet të përballemi me ju”.

Ajo foli edhe për babanë e saj të ndjerë, gazetar e aktivist me zë në vitet e 90-ta, që u vra nga forcat Jugosllave e të cilin e përmendi edhe vetë MPJ i Serbisë, në këtë mbledhje të OKB-së.

“Një Kosovë e pavarur për ju është kaq e vështirë për t’u pranuar saqë më përpara do të pranoni një atentat ndaj një gazetari që kërkon të vërtetën në mënyrë paqësore me tekstet, me shkrimet e tij. Kjo tregon se ju jeni Serbia e vjetër, Serbia e Millosheviqit, dhe jo ajo Serbia që i duhet regjionit dhe Evropës. Me ju, Serbia e di se nuk ka rrugë drejt BE-së, dhe një të ardhmeje më të mirë për qytetarët tuaj”.

- Advertisement -
- Advertisement -

Të fundit

KEDS kontrollon 40 mijë konsumatorë, i zë 2900 duke vjedhë rrymë

KEDS ka intensifikuar aksionet për kontrolle të keqpërdorimeve të energjisë elektrike. Për periudhën janar-maj të këtij viti janë realizuar afër...

Më shumë