19.2 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Gazetarja e Euronews: BE sulmoi drejtpërdrejtë sovranitetin e Kosovës me këtë vendim

- Advertisement -

Gazetarja e Euronews, Alice Taylor, që mbulon rajonin, thotë se Bashkimi Europian ka sulmuar sovranitetin e Kosovës me mbështetjen për heqjen e vizave të serbëve të Kosovës që mbajnë pasaporta të lëshuara ilegalisht nga Serbia.

- Advertisement -

Ajo i reagoi Komisionerit për Zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyi, i cili e quajti lajm të mirë që propozimi i tyre gjeti mbështetje në Parlamentin Europian.

“Nuk ka diçka të tillë si pasaporta e serbëve të Kosovës, vetëm pasaporta të lëshuara ilegalisht nga Serbia për serbët e Kosovës që refuzojnë të marrin pasaportën e Kosovës. Ky është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj sovranitetit të Kosovës dhe BE-ja ia ka huq masivisht këtu”, ka shkruar Taylor.

- Advertisement -

Varhelyi tha se liberalizimi i vizave edhe për mbajtësit e këtyre pasaportave është arritje në qëllimin për liri të lëvizjës së të gjithë qytetarëve në Ballkanin Perëndimor.

“Lajm i mirë për serbët e Kosovës! Propozimi ynë për të lejuar udhëtimin pa viza për mbajtësit e pasaportave serbe të Kosovës u mbështet nga Parlamenti Europian dhe Komiteti LIBE. Është një hap i madh drejt arritjes së regjimit pa viza për të gjithë Ballkanin Perëndimor për të udhëtuar në BE.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -