5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

E dhimbshme: publikohet foto e punonjësit i Top Channel i cili vdiq pasi u qëllua me kallashnikov

- Advertisement -

Gazetari hulumtues, Artan Hoxha ka bërë të ditur imazhin e 60 vjeçarit, Pal Kola i cili mbeti i vdekur mbrëmë në godinën e Top Channel-it teksa po kryente punën e tij si roje, shkruan Insajderi.

- Advertisement -

Hoxha i cili po reagon për herë të dytë për rastin ka shkruar se “Kola ishte i punësuar roje sigurie me një rroge qesharake, për te mbrojtur një media kombëtare, me vlere disa dhjetëra milionë euro…”

- Advertisement -

Reagimi i plotë i Hoxhës pa ndërhyrje:

Pal Kola, baba i tre femijeve, per 24 dite do te mbushte 61 vjeç…

Viktima ishte me origjine nga fshati Bicaj i Kukesit dhe banonte ne periferi te kryeqytetit, ne zonen e Sharres.

- Advertisement -

Kola ishte i punesuar roje sigurie me nje rroge qesharake, per te mbrojtur nje media kombetare, me vlere disa dhjetera milione euro…

Populli thote:”Filli keputet aty ku eshte me i holle”..

Por jo kaq i holle dreqi ta haje….

Kur degjoj

presidentin,

kryeministrin,

kryetaren e kuvendit,

ministrin e brendshem,

deputetet e mazhorances,

te cilet ne vend te shkundin shtetin per te kapur dhe ndeshkuar vrasesit, “denojne” barbarine e mesnates, qe i mori jeten nje shqiptari,

krejtesisht te pafajshem,

te varfer,

te keqpaguar,

me vijne ndermend vetem vargjet e Migjenit:

“O, si nuk kam një grusht te fuqishem!

Malit, qe hesht, mu ne zemër me ia njesh!

Ta shoh si dridhet nga grusht’ i paligjshem…

E unë te kënaqem, te kënaqem tu’ u qesh.”

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -