Të mërkuren u lirua nga burgu.
Por, liria Ardian Isufit, i zgjati veç 24 orë.
36-vjeçari raportohet se menjëherë pasi doli nga Burgu i Drenovës, ka kryer edhe një vjedhje për çka u arrestua sërish nga policia.
Ai dyshohet se vodhi një makinë në Korçë, raporton Top Channel.
Isufi doli nga qelia falë amnistisë së përfituar.