19.2 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Çun Lajçi: Dje i hoqa dyshimet e mia ndaj Kurtit e Gërvallës, shikojeni edhe një herë këtë fotografi!

- Advertisement -

Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, ka reaguar pas votimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

- Advertisement -

Aktori e ka quajtur këtë një sukses të Qeverisë së drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, përcjell Bota sot.

Sipas tij, Kurti e kishte pasur me të drejtë shkuarjen në Athinë, përkundër kritikave të shumta që kishte marrë nga opozita.

- Advertisement -

Reagimi i tij i plotë:

S’po dua t’iu mërzis me rrëfimet e mia për “Kaçurrelën e dhunuar”, se po e shoh që s’po i lexoni, e s’po iu interesojnë viktimat e përdhunuara nga serbët, por s’po mundem pa shkruar, për një sukses të kësaj Qeverie,(mbas asaj që ndodhi mbramë në KiE), se gati m’keni pasë ba me dyshua edhe mua n’Z. Kurti, që shkonte shpesh n’Athinë, tuj shkrua e tuj vjell vner; – Kryeministri po e len Kosovën m’u përbytë nga shiu, m’u djegë nga zjarri, mu sulmua nga Serbia, e shumë çka tjetër, e po shkon me pushua n’Greqi!

Dje i hoqa dyshimet e mia ndaj tij e ndaj zonjës Gërvalla, dhe dashakqiave tuaja u rashë vizë përgjithmonë, kur e dëgjova zonjën Bakojanis, duke raportuar për Kosovën, ndaj po ua sjell këtë foto, që opozita herë e quente spiun grek e shumë ma shpesh spiun serb, sa herë e shihte nëpër portalet, (mbase te financuera nga agjenturat ruse e serbe), që të bindeni tani, se Kryeministri paska shkuar për Kosovën, jo për dreka, jo për detin Grek, por për ta bindur zonjën Dora Bakojanis që Kosova të pranohet në KiE, madje t’pranohet edhe nga ato pak shtete që s’po na johin (pse jo edhe shteti i saj, Greqia)!

- Advertisement -

– Kjo u vërtetua dje në KiE!

Shikojeni edhe njëherë, e ndaç duajeni, ndaç mallkojeni, (si të doni), por ai e paska pasë hallall shkuarjen n’Athinë!

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -