12.7 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Çikat e Kosovës nuk e bëjnë hesap Gjibraltarin

- Advertisement -

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave për grupmoshën U19 ka shënuar fitore bindëse në ndeshjen e parë të raundit të dytë për kualifikimet e Evropianit 2024 kundër Gjibraltarit, me rezultat 5:0.

- Advertisement -

Kosova e nisi mirë ndeshjen, teksa rezistencën e vendaseve e theu në minutën e 27-të, kur Rreze Gashi shënoi golin e parë.

Tetë minuta më vonë realizoi Alba Shabani. Me epërsinë e dy golave u mbyll pjesa e parë, teksa në vazhdim Dardanet u treguan edhe më efikase, duke realizuar tre gola tjerë.

- Advertisement -

Zëvendësuesja Sahare Berisha shënoi dy gola (në minuta 74 dhe 84), kurse rezultatin përfundimtar e vendosi Ema Kerqota, në minutën e 87-të.

Ndeshjen e radhës Kosova e zhvillon më 5 prill kundër Luksemburgut, ndërsa më 8 prill luan ndaj Izraelit. Ky i fundit sot mposhti Luksemburgun, 1:0.

Dardanet e reja të udhëhequra nga Albina Rrahmani bëjnë pjesë në Grupin 3 në Ligën B, e ku fituesi i grupit avancon në Ligën A për ciklin e ardhshëm kualifikues.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -