13.3 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Ahmeti: Kam informacion, s’ka marrëveshje

- Advertisement -

Arben Ahmeti ka deklaruar se sipas informacioneve që ka siguruar nuk është arritur pajtueshmëri për një marrëveshje mes kryeministrit, Albin Kurti e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

- Advertisement -

Dy pikat problematike sipas Ahmetit, janë ato për formën e Asociacionit mbi të cilën do të themelohet ai, si dhe kohëzgjatjen e marrëveshjes mes dy vendeve.

Ai ka shtuar se rezultati i takimit mund të jetë vetëm dakordim për disa pika të veçanta të planit evropian.

- Advertisement -

Unë kam edhe informacion nga brenda që s’ka marrëveshje. Është e padrejt edhe që të analizoj.

Por, do të shohim se si do t’i ‘paketojë’ këtë z.Borell, Kurti e Vuçiqi nëse dalin të ndarë nëpër media.

Besoj që të dy liderët mund të dalin diku jashtë të provojnë të flasin për media.

- Advertisement -

Nuk ka marrëvshje të paktën në dy pikat qëndrore të aneksit, atë që ka të bëjë me formën e Asociacionit dhe kohëzgjatjen e marrëveshjes eventuale”, tha Ahmeti.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -