12.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Patriotizmi ynë përfundon në Vranje, kosovarët e shkretë aty po e mbushin pare buxhetin e Serbisë

- Advertisement -

Prishtina e krejt Kosova është mbushë tabela të Vranjes. Mijëra prishtinas, prizrenas a pejanë po e mbajnë me krenari flamurin e mbuluar te Serbisë në veturat e tyre. E bëjnë këtë pasi regjistrimi atje kushton pak më lirë.

- Advertisement -

Pra, ne për disa centë bëhemi qytetarë të Serbisë dhe i derdhim paret tona direkt në buxhet të Serbisë.

Aty fillon dhe mbaron patriotizmi ynë. Aty fillon dhe mbaron shtetndërtimi. A do ti bartëte tabelat e Kosovës një qytetar i Vranjës?

- Advertisement -

Jo, edhe po t’ia jepnim nja 5 mijë euro për këtë. E mijëra qytetarë tanër e bëjnë këtë pa asnjë hezitim, duke pagu edhe pare të majme për këtë.

Shteti i Kosovës nuk ndërtohet tu e mbushë buxhetin e Serbisë dhe tu i bartë simbolet e atij shteti nëpër Kosovë. Ndërtohet tu e mbushë buxhetin e Kosovës dhe tu i bartë simbolet tona.

Nëse ne nuk kfillemi si shoqëri, nuk qesim kufij personal, atëherë edhe zhbërjen si shoqëri e kemi shumë afër. Madje, nën këmishë.

- Advertisement -

Shteti me pare dhe me simbole forcohet e jo me përralla. Madje, ata që derdhin pare në buxhetet e shteteve tjera, duhet me iu qitë taksa ekstra këtu. Pse të mos jetë kjo taksa e patriotizmit. Kur të mungon, të dhemb xhepi. E kur të shprazet xhepi kfillesh./Kosova ime

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -