11.6 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

“Wow”: Korrespondentja e The New York Times ‘tronditet’ nga masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës

- Advertisement -

Korrespondentja e The New York Times, Valerie Hopkins, ka reaguar me tronditje pas lajmit se BE-ja ka ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj Kosovës.

- Advertisement -

Gjatë ditës së djeshme u njoftua nga Gert Jan Koopman se ishin ndërmarrë një varg masash ndëshkuese ndaj Kosovës.

Këto masa ishin mjaft të rënda dhe serioze.

- Advertisement -

Për to ka reaguar edhe korrespondentja e The New York Times, znj. Valerie Hopkins, me anë të një postimi në rrjetin shoqëror Twitter.

Hopkins ka qenë mjaft kritike ndaj BE-së në fjalët e saj.

“Wow – mes gjithë dramës në Rusi, kjo ia vlen t’i kushtohet vëmendje. BE-ja sapo ka ndëshkuar Kosovën për jostabilitetin në veri të Kosovës – edhe pse trupat e NATO-s ishin lënduar gjatë trazirave në maj nga armë të prodhuara nga Serbia të cilat asnjë vend i NATO-s nuk i prodhon.” – ka thënë ajo, duke rishpërndarë postimin që tregonte për këto masa ndëshkuese nga gazetarja tjetër Franziska Tschinderle.

- Advertisement -

Cilat ishin masat?
Masat ndëshkuese që u njoftuan se do të komunikoheshin gjatë kësaj jave ishin mjaft të rënda dhe serioze.

Një prej tyre ishte pezullimi i punës për trupat e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit (MSA). Një tjetër ishte edhe suspendimi i fondeve për Kosovën. Dhe po ashtu pezullimi i takimeve të nivelit të lartë dhe vizitave bilaterale.

Josep Borrell, që kishte përmendur kalimthi këto masa ndëshkuese ditë më parë, sa i përket vizitave dhe takimeve të nivelit të lartë kishte thënë se megjithatë kjo nuk do të afektonte takimet e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë ditës së djeshme para komitetit për punë të jashtme të Parlamentit Evropian ka raportuar emisari special i BE-së për dialog, Mirosllav Llajçak. Ai ka treguar për zhvillimet e fundit në dialog dhe në veri të Kosovës, dhe ka marrë disa kritika nga eurodeputetët.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -