12.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

‘Vuçiçin e kemi partner të mirë’/ Deputeti gjerman: Deklarata e Hill, çmenduri

- Advertisement -

Politikani gjerman Reinhard Bütikofer, që është deputet i Parlamentit Evropian, ka reaguar pas deklaratës së ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, i cili tha se Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç e konsiderojnë si “partner të mirë”, kurse për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin tha se është i pasigurt nëse ende mund të konsiderohet partner i SHBA-së.

- Advertisement -

Përmes një postimi në Twitter, Bütikofer ka thënë se kjo është “thjesht çmenduri”.

“Ambasadori i ShBA’së në Serbi, Christopher Hill, duke komentuar konfliktin e vështirë Serbi-Kosovë, e quan presidentin Vuçiç “partner të mirë” ndërsa vë në pikëpyetje nëse Shtetet e Bashkuara ‘mund ta konsiderojnë ende” kryeministrin e Kosovës “partner”. Thjesht çmenduri”, shkruan Bütikofer.

- Advertisement -

Hill tha dje se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë probleme thelbësore me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për shkak të papajtueshmëruve për situatën e tensionuar në veri.

Hill ka thënë se është i pasigurt nëse Kurti ende mund të konsiderohet partner i SHBA-së, por ka thënë se ky vendim i takon ambasadës amerikane në Prishtinë.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -