15.2 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Kroacia blen avionë “Rafale” – eprori i lartë ushtarak në ushtrinë kroate: Këtu përfiton edhe Kosova

- Advertisement -

Kroacia ka blerë 12 avionë “Rafale”, ndërsa gjashtë prej tyre tashmë i ka pranuar.

- Advertisement -

Esat Çollaku, epror i lartë ushtarak në ushtrinë kroate dhe në ish-Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, vlerëson se shteti kroat e ka bërë përzgjedhjen më të mirë të aeroplanëve dhe se me këtë ka bërë një siguri të lartë për të ardhmen e shtetit dhe popullit të vetë.

“Ky është një mesazh i qartë, sidomos për komshiun këtu rreth e përqark, e tregon se Kroacia e ka me të vërtetë me një intensitet shumë të madh për ta mbrojtur integritetin dhe shtetin e vet, sepse ndikimi i Rusisë, sidomos përmes Serbisë në Ballkan dhe në Evropë është duke u shtuar. Megjithatë, ky është mesazh i qartë për Serbinë dhe për të gjithë ata që mendojnë ndryshe ose që mendojnë ta prishin paqen në Ballkan, që nuk do të guxojnë të marrin hapa të tillë”.

- Advertisement -

“Kroacia dërgon një mesazh sepse është edhe pjesëtare e NATO-s. Këtu përfiton edhe Kosova, sepse mesazhi që i dërgohet Vuçiqit – nëse e marrim në politikën e gjerë, i dërgohet që këta nuk e kanë për shaka dhe e kanë me seriozitetin më të madh që nesh i bie ndërmend Serbisë sikur kur ka ndodhur në vitet ’90-ta, do të hasin në probleme të mëdha”, deklaroi Çollaku për emisionin Info Magazine.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -