5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Von Cramon ‘ultimatum’ Listës Serbe

- Advertisement -

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, nëpërmjet një cicërime në rrjetin social Twitter, ka shprehur zemërimin e saj pasi Lista Serbe refuzoi të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për katër komunat veriore të Kosovës.

“Ndjejmë shumë keqardhje për refuzimin e Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet në veri të Kosovës dhe kërkojmë që të dorëzojë listën e saj zgjedhore pa vonesë. Apel për të gjithë aktorët përkatës në Kosovë dhe Serbi që të demonstrojnë përkushtim ndaj Marrëveshjes së 27 Shkurtit dhe Aneksit me fjalë dhe me veprime”, shkroi ajo.

- Advertisement -

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarët e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut, janë shpallur për 23 prill, pasi kryetarët e Listës Serbe kanë dhënë dorëheqje për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për zbatimin e procesit të riregjistrimit të automjeteve nga targat serbe në targa të Kosovës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka bërë të ditur se nuk ka aplikime të reja, por vetëm u janë konfirmuar kandidaturat atyre që kanë aplikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e 18 dhjetorit. Kjo do të thotë se janë gjithsej 11 kandidatë nga katër subjekte politike, prej të cilëve vetëm dy janë të komunitetit serb.

- Advertisement -

Afati për paraqitjen e kandidaturave ka skaduar më 22 mars. Lista Serbe thekson se vendimi për të mos marrë pjesë në këto zgjedhje është marrë në përputhje me “pikëpamjet e qytetarëve që ajo i përfaqëson me vite”.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -