17.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

“Vëllai im” – Khabibi poston foto me Ilir Latifin dhe e shoqëron me flamurin shqiptar

- Advertisement -

Luftëtari legjendar i MMA-së, Khabib Nurmagomedov, ka postuar një foto në llogarinë e tij zyrtare në Instagram përkrah luftëtarit shqiptar Ilir Latifi.

- Advertisement -

Me mbishkrimin “Vëllai im” e ka shoqëruar Nurmagomedov foton e postuar, ndërsa poshtë emrit e ka vendosur edhe flamurin shqiptar.

Dyshja në fjalë tashmë dihet se janë dy miq të ngushtë dhe asnjëherë nuk ngurrojnë të urojnë njëri-tjetrin për sukseset që korrin.

- Advertisement -

Mbahet mend ngjarja e vitit 2018 kur Conor McGregor kishte sulmuar autobusin ku prezent kishin qenë Nurmagomedov dhe Latifi, ndërsa pas atij incidenti Khabib kishte deklaruar se Latifi e kishte parandaluar atë që situata të mos eskalonte.

Kujtojmë se meçi i fundit i Nurmagomedov ka qenë ai ndaj Justin Gaethje në tetor të vitit 2020, aty ku rusi kishte triumfuar.

- Advertisement -

Në anën tjetër, meçi i fundit i luftëtarit shqiptar Ilir Latifi daton në maj të vitit të kaluar, aty ku kishte pësuar humbje ndaj brazilianit Rodrigo Nascimento./Telegrafi/

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -