7.4 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Tjetër kërcënim rus pranë territorit të NATO, ngrihen në fIuturim avionët

- Advertisement -

Avionët Iuftarakë britanikë dhe gjermanë kanë pikasur për të dytën herë brenda një jave avionë rusë që fluturonin pranë hapësirë ajrore estoneze dhe i kanë shoqëruar ata deri sa u larguan.

Lajmi u dha nga forcat britanike ajrore, të cilat sipas CNN pikasën një avion rus Tu-134 që shoqërohej nga dy avionë luftarakë Sukhoi Su-27 Flanker dhe një mjet ajror transportues AN-12 Cub.

- Advertisement -

Forcat britanike gjithashtu shtuan se do të qëndrojnë përkrah vendeve aleate të NATO gjatë këtyre kohëve të tensionuara.

Javën e fundit janë shënuar disa incidente në ajër që kanë përshkallëzuar dhe më tej përballjet mes Perëndimit dhe Rusisë.

- Advertisement -

Avionët rusë u pikasën edhe njëherë pranë kufirit estonez, ndërkohë që një dron amerikan u rrëzua në Detin e Zi pas manovrave të një mjeti fluturues rus.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -