19.4 C
Pristina
E hënë, 14 Tetor, 2024

Thirrja për Shqipëri të Madhe forcon thirrjet për Serbi të Madhe, përdorimi i flamurit kombëtar nxit përdorimin e flamurit serb

- Advertisement -

Nga Viktor Buzhala

- Advertisement -

Ishte 17 shkurti i vitit 2008 që shpërfaqi më së tepërmi averzionin e kosovarëve për shtetin e tyre dhe flamurin e tij dhe forcoi iluzionin për Shqipninë e Madhe.

Pra, në vend të unifikimit të kosovarëve rreth një shteti të tyre, rreth simboleve që e përfaqësojnë atë, ndodhi një polarizim edhe më i madh i popullit, disa në përqafim të shtetit dhe rëndit të ri shtetëror e disa komplet kundër tij, duke aluduar në shkelje të vullnetit për përdorim të simboleve kombëtare.

- Advertisement -

Kasta etatiste janë patriotë që duan rend e ligj, shtet të fortë dhe jetesë normale. Kasta e dytë janë nacionalistë primitivë, që jetojnë së paku 100 vjet pas epokës kur ishte i rëndësishëm nacionalizmi. Madje, me e deshtë dikë veç pse është shqiptar në epokën digjitale mund të konsiderohet edhe racizëm.

Shoqnitë e përparuara në dekadat e fundit e kanë tejkaluar thuajse komplet nacionalizmin në favor të patriotizmit. Si rrjedhojë, vendet e tyre nuk janë të mbushura bërllok, ndërtesat nuk i kanë si shkarravina të një fëmije 3 vjeçar, rrugët i kanë të gjera, parqet gjithashtu, pra kanë trashëgimi e pasuri kolektive shumë më tepër se nacionalistët primitivë.

Në Kosovë nuk është treguar asnjëherë respekt për shtetin. Sheshet i kemi të pakta, rrugët gropa gropa, vendi është i mbushur bërllok, gjithçka kutërbon. Ama e kemi mbushur vendin statuja e monumente që shpërfaqin nacionalizmin tonë. Tek secili individ, familje a fis historia fillon me ta. Ata janë më të rëndësishmit dhe më nacionalistët.

- Advertisement -

Lindin heronj që e kanë gojën plot nacionalizëm e shqiptarizëm. Granit Xhaka është hero yni, pasi thotë jam shqiptar. S’ka ba asgjë për ketë vend, njihet si futbollist zviceran dhe si kapiten i Zvicrës. Por, ne na mjafton veç retorika e tij. E tu e himnizu retorikën ne kemi përfunduar si llumi i Evropës.

Mohimi i flamurit shtetëror dhe i vet shtetit nuk bëhet vetëm nga nacionalistët kosovarë. Njëjtë bëjnë edhe nacionalistët serbë të Kosovës.
Thirrja për Shqipëri të Madhe në njërën anë forcon thirrjet për Serbi të Madhe në anën tjetër. Përdorimi vetëm i flamurit kombëtar në njërën anë, legjitimon përdorimin masiv të flamurit serb në anën tjetër. Të dy palët e kanë një mision: Ta zhbëjnë Kosovën dhe të marrë secili sa më tepër që mundet.

Një qasje e tillë, plot budallakina në esencë, sjellë veç dëm. Gjaku i mjëra vetave nuk është derdhur për Shqipëri e për shqiptarizëm, por për liri, për vendin tonë. Të dy këto misione i kemi arritur. Jetojmë të lirë dhe e kemi bërë shtetin tonë.

Po, e kemi përdorur flamurin kombëtar në marshimin tonë. Por, fatkeqësisht atë pa të drejtë e përdorë një shtet tjetër, i cili sillet shumë më ftohtë ndaj nesh se ne ndaj tij. Pikërisht ai shtet e përdorë pa të drejtë atë flamur. Ndoshta zgjidhja më e mirë do të ishte që Shqipëria ta përdorte një flamur tjetër. Shumë lehtë mund ta ketë nje të ngjashëm me Kanadanë. Por, ajo lulja e kuqe kanadeze mund të ishte e gjelbër. Fundja, qytetarët shqiptarë e duan shumë atë lule dhe kanë sakrifikuar shumë më tepër për të se për shiponjën dykrenare.

Përfundimisht shteti ynë duhet të na mjaftojë dhe duhet ta duam që ta prosperojmë. Përrallat e bashkimit kombëtar, që i ka cdo komb nacionalist, u sjellin vec dëme, regres dhe apati tek kombet normale.

Narrativa e këtyre kombeve është e bazuar gjithmonë në fajësime te të tjerëve për padrejtësi historike, hatërmbetje dhe viktimizim. Kombet e prosperuara të cilat e kanë hequr faqesh nacionalizmin e egër kanë narrativë tjetër. Ato bazohen në gjetjen e zgjidhjeve, afrimin me të tjerët dhe zhvillim.

Tek to nuk bëjnë punë retorikat nacionaliste. Kanë edhe ata në mesin e tyre, ama të tillët i konsiderojnë të çmendur dhe të rrezikshëm. Shpresoj të kfillemi edhe ne dhe të ndërtojmë një shoqëri normale dhe për rrjedhojë një shtet normal.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -