Tenori i njohur kosovar, Ramë Lahaj ishte mysafir i kryeministrit të Shqipërisë në episodin e radhës të podcastit të Edi Ramës.
Biseda mes tyre preku pak edhe çështjen e religjionit. “Beson në Zot?”, e pyeti Rama tenorin, i cili pasi u përgjigj për besimin e tij, preku një çështje tjetër, numrin e madh të xhamive në Kosovë.
“Në fakt unë vij prej një familjeje ku babin e kam pasë haxhi, siç i themi ne në Kosovë. Kam dalë prej shtëpisë dhe kam ardhë në shtëpi duke u lutë me ritualet e tij, por në aspektet e besimit ka qenë shumë i hapur. Do me thënë, unë edhe pse jam rritë në një procincë ku bajramet dhe festat e myslimanëve janë festu në një formë shumë fanatike. Unë nuk jam zgju asnjëherë nga gjumi nga baba sepse duhet me shku në xhami në orën 4 të mëngjesit për Bajram. Do me thënë ka pasë një qasje fantastike sa i përket fesë, ku mua më ka lënë të lirë me u rritë dhe me vendosë. Besoj në Zot, besoj në karmë, besoj në univers, besoj verbërisht në energji. Kështu që kam një mix të, po e zbusë pak, të xhamisë dhe të kishës”, tha Lahaj.