5.5 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

SuImohet një veturë e Policisë së Kosovës në Zveçan

- Advertisement -

Policia e Kosovës e ka konfirmuar se një veturë policore është sulmuar me gurë gjatë patrullimit afër objektit komunal të Zveçanit.

- Advertisement -

Si pasojë e sulmit, veturës i është thyer xhami, mirëpo nuk raportohet për të lënduar.Në një përgjigje për REL-in, Policia e Kosovës ka konfirmuar se hetimet për këtë rast kanë filluar.

“Mund të konfirmojmë se një veturë policore e cila ka qenë me detyrë zyrtare duke patrulluar në drejtim të komunës së Zveqanit, është penguar dhe sulmuar me mjete te forta nga protestuesit”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

- Advertisement -

Sulme ndaj automjeteve të Policisë së Kosovës u raportuan edhe javën e kaluar, kur një polic mbeti i lënduar. Sulme të ngjashme janë kryer edhe ndaj ekipeve të mediave në komunat në veri të Kosovës.
Serbët lokalë janë duke vazhduar protestat në tri komunat në veri të Kosovës, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, edhe më 5 qershor.

Ata po protestojnë rregullisht prej 29 majit, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale.Më 29 maj, në Zvçan, serbët lokalë janë përleshur me pjesëtarë të KFOR-it, duke rezultuar me të plagosur në të dyja anët.Faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për marrjen e hapave drejt uljes së tensioneve.

Disa diplomatë kanë kërkuar edhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri. Zyrtarë të lartë të Kosovës kanë dhënë shenja se mund të ndodhë diçka e tillë.

- Advertisement -

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -