undërsulmi rus në Ukrainë është intensifikuar ditët e fundit, teksa ushtria ruse raportohet se është duke përparuar në 5 drejtime njëherësh.
Sipas një analize të “Neë York Times”, kjo është situata më e rrezikshme që nga fillimi i luftës.
Sulmi i Rusisë është ndarë në pesë linja kryesore sulmi: në drejtim të Avdiivka, Marinka, Robotyne, Kreminna dhe Bakhmut.
Federata Ruse raportohet se ka grumbulluar deri në 40,000 personel ushtarak në zonën e Mariupolit dhe rreth 110,000 në zonën e Kupiansk dhe Lyman.
Sipas “NYT”, Rusia po përpiqet të rimarrë territoret që Forcat e Armatosura të Ukrainës çliruan gjatë kundërofensivës në 2022 dhe 2023.