20.3 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Sipas një studimi të ri, mjekra e burrave është më e pistë se qimet e qenve

- Advertisement -

Një studim i ri thotë se mjekra e një burri mund të jetë më e pistë se qeni.

- Advertisement -

Shkencëtarët në klinikën Hirslanden në Zvicër morën shtupa nga mjekra e 18 burrave dhe nga qafat e 30 qenve të racave të ndryshme.

Përmes studimit, u zbulua se qimet e fytyrës kishin një numër më të lartë të baktereve te të gjithë burrat të moshës 18 deri në 76 vjeç, krahasuar me vetëm 23 nga 30 tamponët e qenve që kishin një sasi “dukshëm më të lartë” bakteresh.

- Advertisement -

Për më tepër, shtatë nga mjekrat e burrave kishin baktere që ishin të dëmshme për shëndetin e njeriut.

“Kërkuesit gjetën një ngarkesë dukshëm më të lartë bakteriale në ekzemplarët e marrë nga mjekra e meshkujve në krahasim me leshin e qenve”, tha autori i studimit, profesor Andreas Gutzeit, raporton Daily Mail, transmeton Klankosova.tv.

“Në bazë të këtyre gjetjeve, qentë mund të konsiderohen të pastër në krahasim me burrat me mjekër”.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -