Nga Viktor Buzhala
Artmotion eshte pernjimend kompani per seri. Dmth ajo ka kapital 470 mije euro dhe eshte prone e nje kompanie qe ka kapital vetem 1000 euro, kompanise AM Invest Group.
Qetu logjika ekonomike nuk perputhet. Qysh nje kompani mundet me kane prone e nje kompanie 470 here me te vogel.
Shteti duhet me e hetu qysh mundet me ndodhe qekjo, kah i mori financat kompania me 1000 euro kapital me e pase ne pronesi nje kompani gati gjysme milioni euro.
Kjo nuk eshte hajgare. Artmotion pos qe ishte e regjistruar me dokumente te Serbise (Nje emer i tille vazhdon te haset e regjistruar ne Maqedoni me dokumente te Serbise), e ka mbushur platformen e vet edhe me kanale serbe.
Pikerisht Artmotion vazhdoi te luftoje neper gjykata per llogari te Arena Sport, platforme e shtetit te Serbise qe mbeshteti aktin terrorist ne Banjsko ku u vra polici Afrim Bunjaku.
Te njejten kohe kur u ankua ne gjykate ndaj KPM’se qe s’po i lejonte trasmetimet e Arenes se Telekom Srbije, ajo i hoqi transmetimet e Digitalb’it. Pra, lufton per kanalet e shtetit serb dhe i heqe nga transmetimi vet kanalet shqiptare.
Shteti duhet ta hetoje kush fshihet pas kesaj platforme, sikurse duhet te obligoje secilen platforme mediale qe ta tregoje publikisht, pra me transparence te plote prone e kujte eshte deri tek pronari fundor.