8 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Shqiptari që i ndihmoi NATO-s ta bombardonte Serbinë

- Advertisement -

Bombardimet e NATO-s mbi shtetin serb, zgjatën për 78 ditë. Por, para se gjithçka të fillonte, forcave amerikane iu duhej një përkthyes, i cili do t’i përkthente informatat nga gjuha shqipe në atë angleze. E kjo punë iu besua shqiptarit nga Kumanova me vendbanim në SHBA, Ajaz Eminit.

- Advertisement -

Ishte në prag që t’i bashkohet batalionit Atlantiku.

Por, një thirrje nga ushtria amerikane, ia ndryshoi mendimin.

- Advertisement -

Është ky Ajaz Emini, që në fillim të vitit ’99, iu bashkua forcave amerikane.

Kjo pasi një operacion i NATO-s, ishte në prag të fillimit kundër shtetit serb, që po kryente krime lufte në Kosovë.

Por, para se gjithçka të niste, amerikanët kishin nevojë për një përkthyes me eksperiencë.

- Advertisement -

“Në të njëjtën kohë me erdhi oferta, pasi kisha eksperiencë të përkthyesit, më erdhi oferta, sepse trupat amerikane kishin nevojë për përkthyes të kualifikuar dhe ashtu e ndërrova mendjen dhe iu bashkova armatës amerikane”, është shprehur Ajaz Emini.

Emini shton se padurim po e priste ditën e fillimit të bombardimeve.

Por që fillimisht iu nënshtruan trajnimeve ushtarake.

“Pas ushtrimeve, udhëtuam për në bazën amerikane në Gjermani, prej Gjermanisë në Shqipëri, Rinas. Këtu qëndrova në 10 ditët e para, pastaj forcat speciale amerikane erdhën me kërkuan dhe iu bashkëngjita atyre, ishim një grup prej 6 personave, unë dhe pesë ushtarë të forcave speciale dhe kaluam në Kukës”, ka deklaruar Emini.

Ajaz Emini kishte kohë që po punonte si përkthyes në gjykatat amerikane.

Prandaj përvoja profesionale, iu hyri në punë forcave amerikane gjatë bombardimeve.

Kësisoj, informatat që i përkthente shqiptari nga Kumanova, shkonin tek gjenerali, Wesley Clark.

“Gjatë qëndrimit në Kukës, puna jonë ishte t’i merrnim informatat nga grupet vëzhguese të UCK-së në Kosovë, nëpërmjet gjeneralit Kudusi Lame, pastaj unë i përktheja, i kemi pasur hartat topografike në muret e zyrave tona, i përpunonim dhe pastaj bëhej koordinimi i koordinatave…e pastaj verifikoheshin dhe iu jepeshin gjeneralit Hendrix, e pastaj informata kalonte te gjenerali Wesley Clark në Bruksel”, ka thënë Emini.

Ajaz Emini kujton edhe bisedat që i kishte më gjeneralin amerikan që i udhëhoqi bombardimet e NATO-s.

“Gjatë bisedës me gjeneralin John Hendrix, ai vet më tha që dëshira ime më e madhe është që të futemi më këmbësori dhe të shkojmë deri në Beograd edhe në Beograd ta kapi vet Millosheviqin, aq ishte i mllefosur me të”, është shprehur ai.

Pas 78 ditëve të bombardimeve, Kosova më në fund ishte e lirë.

Kjo bëri që forcat paqeruajtëse të NATO-së të futën në Kosovë.

E bashkë me ta, edhe Ajaz Emini.

“Natën e parë e kemi kaluar në Sojevë, me një shtëpi të pakryer, ku dukej se aty kishte qenë si bazë e forcave serbe sepse shiheshin ushqimi dhe shenjat që kishin lënë pas. Pastaj aty ishte edhe një tanke e bombarduar nga NATO”, është shprehur ish-përkthyesi Emini.

Bombardimet e NATO-s që nisën me 24 mars, zgjatën deri me 10 qershor të vitit 1999.

Ndërsa kjo ishte hera e parë që NATO kishte përdorur forcën ushtarake pa miratimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -