10 C
Pristina
Wednesday, February 21, 2024

Shkoi në amshim Zef Deda

- Advertisement -

Është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare aktori i njohur Zef Deda.

- Advertisement -

Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij, aktori i njohur Julian Deda.

Ai prej pak kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë.

- Advertisement -

Deda ka vdekur në Shkodër, ndërsa pritet që ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit të bëhet të shtunën, kur edhe do të mbahen homazhet në teatrin “Migjeni”.

Përndryshe, Zef Deda ishte një nga komedianët më të mirë të Shqipërisë, i cilësuar edhe si Charlie Chaplin i Shqipërisë.

Ai u lind në Shkodër më 27 korrik 1950. Punoi për më shumë se 40-vite në Teatrin Migjeni të Shkodrës.

- Advertisement -

Zef Deda gjithashtu interpretoi edhe shumë komedi si: “Vëllai nga babai”, “Kollovari”, “Big Brother Shkodra 1”, “Big Brother Shkodra 2”, etj.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -