Qytetarja serbe, Blagica Popovic, e cila jeton në Istog, ka folur për bashkëjetesën me qytetarë shqiptarë në Kosovë.
Popovic ka deklaruar se nuk ka pasur kurrë probleme nga shqiptarët.
- Advertisement -
Ajo ka thënë se është rritur me shqiptarë dhe vazhdon të shoqërohet me ta.
Përkundër shumë paragjykimeve, Popovic ka deklaruar se edhe sot ka njërën fqinje shqiptare dhe e cilëson si “motër”.
Popovic ka folur edhe për njohjen me bashkëshortin, tashmë i ndjerë.
“Me burrin nuk ka me lind më asi njeri. Me vet nëpër Pejë për atë, tanë kanë me të kallëzu. Ai vike te tezja, atje jemi njoftu. E kanë çu burrin e tezes ata te baba jem. Ai ka qenë edhe me fëmijë si vllazën, s’ka ditë me ju britë, ka ditë me i dënu kur ka thanë ‘boll mo’”, ka treguar Popovic.