19 C
Pristina
Wednesday, June 19, 2024

Rusia i kërkon llogari Serbisë: Çka po kërkojnë armët serbe në Ukrainë?

- Advertisement -

Serbia është akuzuar për shitje të armëve në Ukrainë, ku bëhet fjalë për rreth 3 mijë e 500 raketa të sistemit “Grad”.

Në lidhje me këtë, zëdhënësja e ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, i ka kërkuar Beogradit një qëndrim zyrtar në lidhje me këtë informacion.

- Advertisement -

“Ne tashmë i kemi kërkuar Beogradit të bëjë një deklaratë. Deklarata të tilla nuk duhet të bëhen përmes mediave, as përmes kanalit Telegram, as përmes rrjedhjeve të informacionit, por përmes qëndrimit të shpallur zyrtarisht të palës serbe”, tha Zaharova, shkruan N1.

Zakharova tha se faktet duhet të zbulohen dhe të nxirren përfundimet e duhura në bazë të kësaj, sepse sipas saj, kjo është një temë jashtëzakonisht e rëndësishme për marrëdhëniet dypalëshe.

- Advertisement -

“Ne po e ndjekim me vëmendje këtë histori, i kushtuam vëmendje diskutimit të fundit për këtë temë në kuvendin e Serbisë. Informacioni që qarkullon sigurisht që na shkakton shqetësimin më të thellë”, është shprehur ajo.

Këto pretendime u mohuan nga, ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, i cili tha se Serbia nuk ka eksportuar armë në Ukrainë.

“Nëse kompanitë private blejnë në tregjet e treta dhe u shesin kompanive në vende të tjera nuk është çështje për Serbinë, është tregti ndërkombëtare. Për ne mund të jetë një informacion interesant në aspektin informativ dhe jo detyrim ligjor”, është shprehur ai.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -