7.4 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Rusia arreston 11 persona për suImin në Moskë, SHBA: I paralajmëruam

- Advertisement -

Rusia thotë se ka arrestuar 11 persona, 4 prej të cilëve kanë qenë të përfshirë drejtpërdrejtë në sulmin terrorist në Moskë, ku sipas raportimeve të deritanishme kanë mbetur të vrarë 93 persona dhe mbi 140 janë plagosur.

- Advertisement -

Shërbimet Inteligjente të Rusisë kanë njoftuar Presidentin Putin mbi atë që ka ndodhur dhe përfshirjen e militantëve të Shtetit Islamik në sulmin terrorist. Pamje nga salla e koncerteve ku ndodhi sulmi të premten në mbrëmje, tregojnë momentet dramatike të njerëzve që vrapojnë për të shpëtuar nga plumbat, ndërsa në video të tjera të publikuara në rrjetet sociale shfaqen persona të armatosur që raportohet të jenë pjesë të grupit terrorist që kreu sulmin.

- Advertisement -

Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar se besojnë që sulmin e ka kryer një grup terrorist “satelit” i ISIS dhe jo vetë Shteti Islamik, por Rusia nuk ka komentuar ende mbi këtë. SHBA gjithashtu deklaroi se e kishte paralajmëruar Moskën në fillim të muajit, për mundësinë e një sulmi të tillë gjatë grumbullimeve të mëdha të njerëzve.

Kremlini deklaroi se Presidenti Putin është informuar me detaje mbi ngjarjen por deri tani nuk ka dalë në një deklaratë zyrtare para kombit. Niveli i sigurisë është rritur ndjeshëm në të gjithë vendin dhe Garda Kombëtare është duke kryer operacionin për kapjen e militantëve të tjerë që mund të jenë përfshirë në sulmin terrorist.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -