10.1 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

“Rruga e Re”, LDK-ja merr me vete në Brezovicë të akuzuarin për vjedhje votash

- Advertisement -

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shkumbin Gashi, është një nga akterët që po luan rol në finalizimin e platformës së shumë-përmendur të subjektit politik në fjalë, atë të “Rrugës së Re”. Ai është parë në fotografitë e shpërndara nga kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, nga “Hotel Brezovica”. Gashit në dhjetor të vitit të kaluar i është ngritur aktakuza për vjedhje votash.

- Advertisement -

Në mesin e tyre është parë edhe ish-deputeti i LDK-së, Shkumbin Gashi, të cilit bashkë me shtatë të tjerë në dhjetor të vitit të kaluar iu është ngritur aktakuzë për vjedhje votash.

Sipas Prokurorisë Speciale, zyrtari i LDK-së akuzohet për veprën penale Keqpërdorim i të drejtës së votimit” dhe “Vjedhja e identitetet dhe pajisja e qasjes”.

- Advertisement -

Abdixhiku e LDK’ja hartojnë “Rrugën e Re” në hotelin e biznesmenit të famshëm për ryshfet

Sipas aktakuzës, të pandehurit Shkumbin Gashi, Kastriot Blakaj, Shpëtim Shala, Tahir Shala, Milot Blakaj, Dardan Blakaj dhe Syle Balaj, nga muaji janar deri në muajin mars të vitit 2021, me dashje dhe ne bashkëkryerje me njëri tjetrin e kanë keqpërdorur të drejtën e votimit duke votuar në emër të shtetasve të Kosovës që jetojnë në Austri, me qëllim të sigurimit të votave për të pandehurin Shkumbin Gashi, kandidat për deputet nga radhët e subjektit politik “Lidhja Demokratike e Kosovës” (LDK) në zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme parlamentare për Kuvendin e Kosovës të mbajtura më 14 shkurt 2021.

- Advertisement -

Gashi nuk arriti të bëhej deputet në zgjedhjet në fjalë për të cilat akuzohet për vjedhje votash. I njëjti kishte siguruar 7,529 vota, sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Gazeta Insajderi ka raportuar ditë më parë se platforma që ka në plan ta “shpëtojë Republikën” po finalizohet në “Hotel Brezovica”, në pronësi të biznesmenit multimilioner të dyshuar për dhënie ryshfeti, Abedin Salihu.

Biznesmeni në fjalë përveç skandaleve me biznes, kishte më herët probleme të mëdha me ligjin.

Në një dosje policore për të kaluarën e multimilionerit Abedin Salihu, të cilin e kishte publikuar mediumi ‘Front Online’, ai përfshihej në dyshime për falsifikim të dokumenteve zyrtare, përfshirje në aksident me lëndime, aksident me fatalitet, dyshime për sulme dhe dyshime për dëmtime kriminale.

Abedin Salihu- Dino ka qenë i dyshuar për falsifikim të dokumenteve zyrtare më 23.3.2006 në Klinë. Më 17.11.2009, sipas Policisë së Kosovës, Salihu dyshohej për uzurpim të pronës dhe kërcënim, rast ky i referuar në Prokurori.

Më 8 shkurt 2007, Salihu, sipas Policisë së Kosovës, dyshohej për përfshirje në një aksident me lëndime, përderisa më 25 mars 2002 ishte i dyshuar për sulm, i cili rast po ashtu ishte referuar në Polici.

Një rast të tillë, si i dyshuar për sulm, Abedin Salihu e ka pasur edhe në vitin 2006 te “Motel Porta”, i cili rast po ashtu ishte i referuar ne prokurori. Në vitin 2004 ishte i dyshuar për dëmtim kriminal, ndërsa më 16 dhjetor 2006 ishte i dyshuar për sulm të rëndë, rast ky po ashtu i referuar në Prokurori. Ndërsa më 1 nëntor 2002 dyshohej për një aksident me fatalitet, i cili rast po ashtu ishte referuar në Prokurori. /Insajderi.org/

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -