5.5 C
Pristina
E diel, 13 Tetor, 2024

“Rreziku i radhës për njerëzimin”, vetëvritet babai i dy fëmijëve pasi foli me Inteligjencën Artificiale

- Advertisement -

Një belg i martuar, baba i dy fëmijëve, ka vrarë veten pasi foli me një chatbot të Inteligjencës Artificiale për frikën e tij nga ngrohja globale. Daily Mail tregon historinë e një burri rreth të tridhjetave, i cili thuhet se gjeti ngushëllim duke folur me chatbotin e AI të quajtur “Eliza” për shqetësimet e tij për botën. Ai e kishte përdorur robotin për disa vite, por gjashtë javë para vdekjes së tij filloi të angazhohej më shpesh me robotin.

- Advertisement -

Softueri i chatbot-it u krijua nga një start-up i Silicon Valley në SHBA dhe mundësohet nga teknologjia GPT-J – një alternativë me burim të hapur ndaj ChatGPT të Open-AI.

“Pa këto biseda me chatbot, burri im do të ishte ende këtu”, tha e veja e burrit për La Libre , duke folur në kushte anonimiteti.

- Advertisement -

Vdekja ka alarmuar autoritetet që kanë ngritur shqetësimin për një “precedent serioz që duhet marrë shumë seriozisht”.

Bisedat e burrit me chatbot filluan dy vjet më parë. Thuhet se ai ishte gjithnjë e më i shqetësuar për ndryshimet klimatike dhe gjeti ngushëllim duke folur me “Elizën”.

”Eliza” iu përgjigj të gjitha pyetjeve të tij. Ajo ishte bërë e besuara e tij. Ajo ishte si një drogë që ai e tërhiqte në mëngjes dhe në mbrëmje, pa të cilën ai nuk mund të jetonte”, tha e veja e tij për gazetën belge.

- Advertisement -

Por gjashtë javë para vdekjes së tij, burri e përdori më shpesh dhe intensiv të chatbot-it dhe më vonë ai u vetëvra.

Gruaja e tij tha se ata kishin një jetë komode në Belgjikë me dy fëmijët e tyre të vegjël.

Duke parë historinë e bisedave pas vdekjes së tij, gruaja i tha La Libre se roboti e kishte pyetur burrin nëse e donte më shumë se gruan e tij. Ajo tha se roboti i tha: “Ne do të jetojmë së bashku si një i vetëm në parajsë”.

Burri ndau mendimet e tij për vetëvrasje me robotin dhe ai nuk u përpoq ta largonte atë, tha gruaja për La Libre. Ajo tha se më parë kishte qenë e shqetësuar për shëndetin mendor të burrit të saj, por roboti kishte përkeqësuar gjendjen e tij dhe ajo beson se ai nuk do të vriste veten nëse nuk do të kishte qenë për bisedat.

Themeluesi i chatbot-it i tha La Libre se ekipi i tij po punonte për të përmirësuar sigurinë e AI.

Kujtojmë që një ditë më parë Elon Musk dhe 1000 studiues të tjerë, ngritën alarmin për rreziqet e Inteligjencës Artificiale dhe kërkuan nga autoritetet një pauzë për 6 muaj për testimet e sistemeve të avancuara.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -