8 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Premier Liga: Nuk e kemi autorizuar Artmotion për transmetim të ndeshjeve në gjuhën serbe

- Advertisement -

Premier Liga angleze e futbollit ka thënë se kanalet serbe “ArenaSport” i kanë të drejtat e transmetimit të Premier Ligës në gjuhën serbe në Kosovë.

- Advertisement -

Në një letër dërguar deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryetarit të Komisionit për Media, Valon Ramadanit, Premier Liga ka thënë se nuk e ka autorizuar kompaninë “Artmotion” për transmetimin e ndeshjeve të ligës.

Ramadani ka thënë se bazuar në përgjigjen e Premier Ligës, del se transmetimet e ndeshjeve të Premier Ligës janë bërë jashtëligjshëm në Kosovë.

- Advertisement -

“Përgjigja e tyre [Premier Ligës, v.j] ishte e qartë: Premier Liga nuk e ka autorizuar Artmotion të transmetojë ligën angleze në Kosovë dhe nuk e ka autorizuar Arena Sportin nga Serbia të shpërndajë ndeshjet e Premier Ligës në Kosovë”, ka thënë Ramadani.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -