5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Përfundon afati, ky është vendimi i Listes Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet e 23 prillit

- Advertisement -

Ka përfunduar afati 14 ditor i KQZ-së për aplikim për certifikim të kandidatëve dhe partive politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e 23 prillit në Veri. Mirëpo për një gjë të tillë, Lista Serbe nuk ka aplikuar.

Këtë për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

- Advertisement -

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është përmbyllur afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq dhe në zgjedhjet e parakohshme për kuvendet komunale: Zveçan dhe Leposaviq, të cilat do të mbahen më 23 prill 2023”, ka thënë Elezi për Express.

Mirëpo nga 9 deri më 13 mars subjektet politike dhe kandidatët e certifikuar në nëntor dhe dhjetor të vitit 2022, për pjesëmarrje në zgjedhjet e 18 dhe 25 dhjetorit, kanë konfirmuar certifikimin e mëhershëm dhe të njëjtit nuk kanë pasur nevojë të paraqesin aplikim nga fillimi.

- Advertisement -

Dje në një deklaratë për media, Lista Serbe ka deklaruar që nuk do të kandidojnë në zgjedhjet e 23 prillit në Veri, pasi, sipas tyre, nuk iu janë plotësuar kushtet për të cilat kanë lëshuar institucionet.

“Përfaqësuesit e Listës Serbe, deklaruan qartë se partia jonë mbetet konsistente në qëndrimin e saj se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme lokale në komunat në veri të Kosovës dhe Metohisë, derisa të plotësohen kërkesat që na bënë të largohemi nga institucionet e Kosovës, që është formimi i Bashkësisë së Komunave Serbe dhe tërheqja e të gjitha njësive speciale të Prishtinës nga veriu i Kosovës dhe Metohija”, thuhej në njoftimin e tyre.

Kujtojmë që më 23 prill pritet të mbahen zgjedhjet për kryetarë të komunave në Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok dhe zgjedhjet e parakohshme për kuvendet komunale të Zveçanit dhe Leposaviqit.

- Advertisement -

Zgjedhjet në Veri u patën caktuar të mbahen më 18 dhjetor, mirëpo për shkak të tensioneve atje, presidentja Osmani mori vendim për shtyrjen e tyre për 6 muaj.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -