12.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Para 6 vitesh vranë 46-vjeçarin në Gjermani për hakmarrje, burg përjetë për dy shqiptarët

- Advertisement -

Pas vrasjes të një 46-vjeçari gjashtë vjet më parë në Visselhövede, Gjykata e Landit Verden ka dënuar sot dy persona me burgim të përjetshëm për vrasje. Kryetari i trupit gjykues e pa si të provuar se të pandehurit 32 dhe 36-vjeçarë ishin të përfshirë në krim, ka thënë një zëdhënëse e gjykatës.

- Advertisement -

Megjithatë, në proces nuk u arrit të sqarohej se kush kishte shkrepur të shtënat. Të dy të dënuarit kanë kombësi shqiptare edhe i vdekuri ka qenë po ashtu shqiptar, shkruan dpa.de.

Përveç dënimit me burgim të përjetshëm, prokuroria publike paraprakisht kishte kërkuar edhe përcaktimin e peshës së veçantë të fajit. Ajo kishte folur në aktakuzën e saj për një “ekzekutim publik”. Ndërsa mbrojtja ka kërkuar lirim për të dy të pandehurit.

- Advertisement -

Të shtënat vdekjeprurëse pranë një shkolle fillore në janar të vitit 2017 patën bërë bujë në gjithë Gjermaninë e më gjerë. Në mars të vitit 2018, një 23-vjeçar në atë kohë ishte dënuar tashmë për vrasje si drejtues i motoçikletës. Një i akuzuar i dytë qe shpallur i pafajshëm.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -