5.5 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Pamje: Lirim Kastrati alivanoset dy herë ndaj Kecskemet, dërgohet në spital

- Advertisement -

Mbrojtësi Lirim Kastrati është dërguar urgjent për në spital pasi u alivanos dy herë në fitoren e Ujpest ndaj Kecskemet (3:0).

Si shpesh herë, kosovari ishte titullar por këtë radhë asgjë s’shkoi sipas planit.

- Advertisement -

Zhvillohej minuta e 29-të kur Kastrati u përplas me një sulmues të Kecskemet dhe ra në tokë pa ndjenja pasi kishte goditur kokën, ku menjëherë bashkëlojtarët i qëndruan pranë dhe bën thirrje te stafi mjekësorë të vijnë menjëherë.

Kastrati pas disa sekondave arriti të zgjohet dhe mjekët nuk e lejuan më të kthehet në fushë, për ta parë videon kliko KËTU.

- Advertisement -

Sidoqoftë, incidenti i ndodhi prapë edhe kur ishtë në bankën rezervë pasi u alivanos sërish, andaj stafi mjekësor e dërgoi me urgjencë në spital.

Siç raporton “M4 Sport”, pas testeve të para mjekësore ai nuk është serioizsht i lënduar por u dërgua në spital shkaku i një tronditje të dyshuar.

Pas ndeshjes, lojtarët e Ujpest i dërguan mesazh Kastratit duke u fotografuar me fanellën e tij.

- Advertisement -

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -