20.3 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Opozita u merr karriget, mazhoranca në këmbë! Kaos e përplasje në Kuvendin e Shqipërisë: O Xhemal, na vrave (Video)

- Advertisement -

Mes kaosit dhe tensioneve është zhvilluar seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë.

- Advertisement -

Ashtu si në seancën e kaluar ka pasur tentativa për përplasje fizike mes deputetëve socialistë dhe atyre demokratë.

Deputetët e Partisë Demokratike u kanë marrë karriget deputetëve, përfshirë edhe atyre të PS, dhe i kanë grumbulluar në foltoren e Kuvendit.

- Advertisement -

Kësisoj që kur Parlamenti ka nisur punimet deputetët e mazhorancës qëndruan në këmbë.

Por deputeti socialist Xhemal Qefalia u përplas fizikisht me deputetët e PD, Xhelal Mziu dhe Edmond Spaho teksa tentuan t’i merrnin karrigen. Për të mos e lejuar Qefalia shtyhet fillimisht me Xhelal Mziun. Ndërkohë që teksa largohet ai përplaset fizikisht dhe me deputetin Edmond Spaho.

Në video dëgjohet deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, e cila i kërkon deputetit socialist të mos qëllojë.

- Advertisement -

“Na vrave o Xhemal, mos qëllo”- dëgjohet të thotë Zhupa.

Situata agravoi edhe më tej. Teksa foltorja ishte e rrethuar nga karriget Ervin Salianji ka hedhur tymyese në sallë.

Nën tymin blu të hedhur nga deputeti demokrat, Ervin Salianji dhe nën kaosin e krijuar në Parlament, deputetët socialistë kanë miratuar të gjithë projektligjet e rendit të ditës në seancë plenare.

Në kushtet e krijuara kryeparlamentarja Nikolla anuloi interpelancën e planifikuar mes ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi dhe deputetit Nasip Naço dhe mbylli seancën.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -